Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan do të shkoj në Mongoli ku do të marr çmimin për “Paqen Botërore”.
Kryeministri Erdoan, i cili u pa i denjë për “Çmimin Ndërkombëtar për Paqen Botërore Bilge Kaan” për shkak të punimeve në këtë drejtim, do të vizitoj Mongolinë më 10 prill.
Çmimin, i cili ndahet nga ana e komitetit të çmimeve që përbëhet prej emrave eminent të botës turke dhe islame, Kryeministri Erdoan do ta marr para monumentit Orhun, që është një simbol i botës turke.
Drejtori i përgjithshëm i Platformës për Zhvillimin e Euroazisë, Hasan Xhengiz dha informata në lidhje me këtë çmim dhe deklaroi se ai është themeluar nga ana e Komitetit Ndërkombëtare të Çmimeve Bilge Kaan dhe se këtë vit do të ndahet për herë të parë.
Xhengiz tërhoqi vëmendjen se ky komitet i çmimeve përbëhet prej parlamentarëve dhe akademikëve nga Azia e Mesme, Lindja e Mesme dhe Ballkani dhe shtoi se udhëheqësit e opinionit të botës turke dhe islame janë duke monitoruar me respekt dhe falënderime punimet për paqen botërore të Kryeministrit Erdoan. Xhengiz gjithashtu tha se çmimi për Paqe Botërore Bilge Kaan këtë vit do ti ndahet Kryeministrit Erdoan në Mongoli, vend ky që pranohet edhe si atdheu i turqve, për shkak se Kryeministri Erdoan është njëri prej burrave të rrallë të shtetit të cilët përvetësuan parimin “Paqe në vend, paqe në botë”.