Categories
Lajme

Kryeministri Erdoan: Nuk do të bëhemi viktimë e dëshpërimit

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mori pjesë në iftarin e organizuar nga Shoqata e Anëtarëve të të Diplomuarve nga Gjimnazet e Imam Hatipit.
Kryeministri Erdoan mbajti edhe një fjalim në programin e iftarit ku qëndroi mbi problemet e përjetuara nëpër vendet myslimane.
Duke theksuar se me në krye Somalinë dhe Birmaninë, vendet myslimane jetojnë nën kthetrat e skamjes, Kryeministri Erdoan tha: “Po ashtu problemet vijojnë edhe në Palestinë, Irak dhe Siri. Edhe në Egjipt populli është duke luftuar me padrejtësitë që u janë bërë atyre. Nuk ka pesimizëm përpara asnjë çështjeje të vështirë”.
Duke theksuar se dhimbja dhe dëshpërimi i përjetuar mbi të gjithë gjeografinë islame është diçka kalimtare Kryeministri turk tha: “Nuk do të bëhemi viktimë e dëshpërimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version