Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan pati një takim me Kryetarin e Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas.
Vizita e Kryetarit të Shtetit të Palestinës përkoi një kohë kur Izraeli ka kërkuar ndjesë nga Turqia për Ngjarjen e Mavi Marmarsë dhe kur marrëdhëniet Turqi-Izrael pritet të hyjnë një periudhë të re.
Në takimin e realizuar në Selinë e Kryeministrisë u vlerësua bllokada që Izraeli zbaton në Palestinë dhe gjendja aktuale në Lindje të Mesme.
Ndër temat e trajtuara në këtë takim ishin edhe përpjekjet e treguara për arritjen e ujdisë midis Hamasit dhe Al Fatahut si dhe pika e arritur në këto negociata.
Në takim u bisedua edhe për vizitën e Kryeministrit Erdoan në Gaza, e cila planifikohet të realizohet në fund të muajit maj.
Takimi i mbyllur për shtypin zgjati rreth një orë dhe pas bisedës nuk u bë ndonjë deklaratë. /trt/
EDITOR
12 years ago
previous article
Minarja më e lartë në Evropë, ndërtohet në Serbi
next article
Sot është dita botërore e librit, sa lexohet libri
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago