Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan do të takohet të mërkurën me disa përfaqësues të protestuesve që kërkojnë prej 11 ditësh anulimin e planit për rinovimin e një parku në Stamboll deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë.
“Kryeministri do të takohet me disa prej grupeve që organizojnë protestat. Ai do të takojë disa prej tyre të mërkurën dhe të tjerët në ndonjë moment tjetër”, shtoi zëvendëskryeministri turk, Bylent Arinç.
Categories