Categories
Lajme

Kryeministri italian paralajmëron ndërtimin e muzeut islam në Venedik

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, ka paralajmëruar iniciativën për ndërtimin e muzeut të arteve islame në brigjet e Kanalit të Madh gjatë vizitës zyrtare në Katar

Gjatë fjalimit të tij në Doha, Letta tha se qeveria e tij ka marrë për obligim të kërkojë mundësinë e hapjes së muzeut të arteve islame pranë kanalit të Madh, në qytetin e Venedikut.
Por, shumë shpejtë, plani u sulmua nga partia opozitare Liga Veriore.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, bashkë me një anëtarë të rëndësishëm të Ligës, tha se e ka të vështirë të besojë se qeveria e Romës është e gatshme të shpenzoj të holla për muzeun islam në kohën kur Venediku ka probleme të shumta me trashëgimin kulturore.

Massimo Bitonci, senatorë i partisë antiemigracion, tha se ata nuk duan asnjë muze islam në Venedik.

“Shumë më mirë do të ishte që Letta të fokusohet në krizën ekonomike e jo të mendoj për atë se si të përhapet Islami”, tha ai.

Por, idenë e hapjes, apo ndërtimit, të muzeut të artit islam në Venedik e përshëndeti kryetari i bashkisë së qytetit, Giorgio Orsoni. “Ky është një tregues që qyteti i Venedikut është i hapur për dialogun midis kulturave dhe religjioneve”, tha ndër të tjera kryetari i bashkisë, shkruan Telegraph./igj/

Exit mobile version