Categories
Lajme

Kryemyftiu saudit mbështet qëndrimin e Kardavit mbi Hizbullahun

Myftiu kryesor i Arabisë Saudite, Shejh Abdulaziz bin Abdullah el-Sheikh vlerësoi dijetarin mysliman Jusuf el-Kardavin për dënimin e tij ndaj Hizbullahut, dhe ndërhyrjes së tyre në Siri.
Fjalët e Myftiut Shejh Abdulaziz bin Abdullah el-Sheikh, u janë shtuar radhës së kritikave ndaj Hizbullahut nga ana e autoriteteve të larta, duke nënvizuar aspektin sektar të luftës civile në Siri.
Ndërkohë dijetari Jusuf al-Kardavi javën e kaluar bëri thirrje për xhihad (luftë të shenjtë) kundër Asadit, dhe e quajti Hizbullahun “partia e djallit”.
Shejh el-Sheikh, i cili është autoriteti më i lartë fetar në Arabinë Saudite, tha se qëndrimi Kardavit ishte në përputhje me mendimin e përgjithshëm të myslimanëve.
Ai u bëri thirrje dijetarëve dhe politikanëve për të vepruar në çdo mënyrë për të ndaluar agresionin e Hizbullahut mbi popullin sirian.
/mesazhi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version