At Atallah Hanna, Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Palestineze në Jeruzalemin e pushtuar, denoncoi me këmbëngulje regjimin Sionist për sjelljet e tij agresive kundër Xhamisë Al-Aksa, duke theksuar se përdhosja ndaj këtij vendi të shenjtë ka për qëllim përdhosjen e muslimanëve dhe të krishterëve.
“Sulmet e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa synojnë që të dy, myslimanët dhe të krishterëve, dhe kur Kisha Orthodokse sulmohet, sulmohen muslimanët dhe të krishterët së bashku. Në shënjestër është pushtimi që synon tokën e arabëve palestinez dhe përçarjen e unitetit të tij kombëtar, ka deklaruar për Jerusalem Preess, At Atallah Hanna.
Ai ka shprehur refuzimin e tij për të gjitha masat që ka ndërmarrë Izraeli në Xhaminë Al-Aksa, duke përfshirë kufizimet e hyrjes për myslimanët dhe mbylljen në mënyrë të përsëritur të Xhamisë së Shenjtë.
“Masat e tilla janë të papranueshme, barbare, të pacivilizuara dhe çnjerëzore. Xhamia Al-Aksa është një vend i adhurimit për muslimanët dhe kjo nuk duhet në asnjë mënyrë të jenë e mbyllur apo të përdhoset.”
“Pushteti nuk ka të drejtë të kërkojë mbylljen e Xhamisë. Ajo i përket vëllezërve tanë muslimanë dhe vetëm ata kanë e të drejtën për të hyrë në të për të kryer namazin në të gjitha kohët.”
Kryepeshkopi, gjithashtu, dënoi synimin e regjimit Sionist të Knesset-it për të nxjerrë ligje për ndërhyrjen izraelite në çështjet e xhamisë.
“Knesseti si të gjitha institucionet izraelite nuk ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë të diskutojë për çfarëdo çështje në lidhje me Xhaminë Al-Aksa, sepse ajo është së bashku me Jeruzalemin nën pushtim dhe çdo gjë bëhët nga autoritetet okupuese me forcën e pushtimit është ilegale dhe e paligjshme. ”
At Atallah Hanna, Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse, gjithashtu, kritikoi heshtjen e vendeve arabe për përshkallëzimin Izraelit në ngjarjet në Jeruzalemin e pushtuar dhe preokupimit të tyre me konflikte të brendshme, duke paralajmëruar se pushtimi izraelit ka përfituar nga situata e paqëndrueshme në rajon për të kryer planet e tij në qytetin e shenjtë.
Ai tha se Izraeli në mënyrë të paligjshme ekzekuton planet e tij raciste dhe plaçkitë pronën palestineze, shtëpitë, si dhe pronat Islame dhe të Krishtere në Jeruzalem.
Burimi: The Palestinian Information Center
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories