Kardinali Timothy Dolan, kryepeshkopi i New York-ut bëri vizitën e parë në një xhami në New Yorkdhe ishte tek Qendra Islame Shqiptare në Staten Island.
Në një vizitë që zgjati rreth dy orë, kardinali vizitoi shkollën islame Mirazh dhe hëngri drekë sëbashku me 40 klerikë dhe pjesmarës të tjerë.
“Falenderoj Zotin që ka ardhur kjo ditë,” tha kardinali. “Ju falenderoj për mikëpritjen tuaj dhe ju falenderoj që më bëtë të ndihem si mik dhe si anëtar të familjes.”
Kardinali bëri pyetje rreth besimit islam dhe theksoi përgjatë vizitës së tij se sa shumë të dyja besimet dhe besimtarët e tyre kanë gjëra të përbashkëta.
“Ju keni dashuri për Zotin dhe ne kemi dashuri për Zotin dhe Ai është i njëjti Zot,” tha kardinali për besimin islam dhe atë katolik.
Kardinali Dolan theksoi se katolikët dhe myslimanët kanë një dashuri të përbashkët për Shtetet e Bashkuara dhe për liritë fetare që ky vend siguron, vecanërisht për mundësinë për tu takuar me njerëz të besimeve të ndryshme, gjë që nuk do ishte e mundur në disa vende të tjera.
“Dashuria juaj për martesën dhe familjen, dashuria juaj për fëmijët dhe të miturit, dashuria juaj për lirinë – lirinë fetare në vecanti – mbrojtja e jetës, dëshira juaj për harmoni dhe bashkim dhe përkujdesja juaj për të tjerët, përkujdesja juaj për krijesat e Zotit dhe përkujdesja për nevojtarët,” tha kardinali, janë vlera islame të njëjta me ato të katolikëve dhe fusha ku mund të ketë bashkpunim të përbashkët.
Ai i krahasoi muslimanët me valët më të hershme të emigrantëve katolikë gati 150 vjet më parë të përballur me të njëjtat sfida për tu bërë “amerikanë patriotë, lojalë e të përgjegjshëm pa humbur besimin.”
Ashtu si ata emigrantë katolikë, muslimanët kanë mësuar vlerat e shkollave fetare, tha ai. “Edukimi pa fe është dramatikisht i mangët,” tha kardinali.
Vizita e kardinalit në këtë xhami ishte në përgjigje të një ftese nga udhëheqsit e qendrës kur ata vizituan kryepeshkopin në Manhattan në Janar.
“Falenderojmë Zotin që vendi ynë i mirëpret të gjithë dhe, sic thatë dhe hirësia juaj, kjo ndodh vetëm në Amerikë dhe ne duam ta përhapim këtë shembull sepse mund të bëjmë shumë gjëra sëbashku kur ulem e hamë sëbashku si vëllezër se sa kur qëndrojmë kundra njëri-tjetrit,” tha imam Tahir Kukiqi i qendrës shqiptare.
Imam Kukiqi falenderoi dhe pjesmarësen Sarah Sayeed nga Qendra Ndërfetare e New York-ut “për punën këmbëngulëse me bashkësitë muslimane dhe katolike për ti sjellë pranë njëri-tjetrit.”
Imama Ghulam Rasul i xhamisë përgjithësisht pakistaneze Noor drejtoi lutjen për “paqe, harmoni e mirëkuptim ndërmjet bashkësive … na udhëzo që të jemi shpirtëra të së mirës, paqes, harmonisë e mirëkuptimit për njerëzit e këtij vendi dhe për bashkësinë e këtij ishulli.”
Kardinali po pason në nivel lokal shembullin e Papës Francis i cili ka filluar përpjekjet për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive muslimane dhe të krishtera në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës, tha monsinjor James Dorney.
Udhëheqsit e qendrës shqiptare dhe xhamisë Noor ftuan kardinalin për vizituar xhamitë e tyre sërish gjatë Ramazanit. /e-zani/
Categories