Kryesia qendrore e FRI – së vizitoi degën në Kumanovë

Kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa, realizuan vizitën e parë në degën e Kumanovës.
Ky takim filloi me leximin e disa pjesëve të Kuranit Famëlartë nga hoxhë Zeqir Esati.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i degës së Kumanovës pranë Forumit Rinor Islam, Erduan Kurtishi i cili i falenderoi për vizitën e bërë, prezantoi anëtarët e kryesisë dhe sqaroi situatën në degë.

Më pas të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari Xhabir Emini i cili pos fjalës përshëndetëse, prezantoi edhe hierarkinë e FRI -së, ndryshimet strukturore dhe synimet gjatë mandatit të tij.
Pas tij pasoi një bashkëbisedim ku anëtarët e kryesisë së degës paraqiten idetë, shqetësimet dhe nevojat e tyre.