Kryesia qendrore e FRI – së vizitoi degën në Shkup
Kryetari i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini i shoqëruar nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa realizuan vizitë në degën e Shkupit.
Ky takim filloi me leximin e disa pjesëve të Kuranit Famëlartë nga hafiz Uvejs Murtezi.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i degës së Shkupit pranë Forumit Rinor Islam, Fuat Shabani i cili i falenderoi për vizitën e bërë, prezantoi anëtarët e kryesisë dhe sqaroi situatën në degë.
Më pas të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari Xhabir Emini i cili pos fjalës përshëndetëse, prezantoi ndryshimet strukturore dhe synimet gjatë mandatit të tij.
Pas tij pasoi një bashkëbisedim ku anëtarët e kryesisë së degës paraqiten idetë, shqetësimet dhe nevojat e tyre.