Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, së bashku me anëtarë të tjerë të kryesisë, mirëpriti në takim hoxhë Ramazan Kayan nga Republika e Turqisë. Takimi u realizua në zyrat e FRI-së në Shkup, ku hoxha Kayan u njoftua për aktivitetet dhe angazhimin e organizatës në fuqizimin e rinisë dhe sfidat që ajo përballon në misionin e saj.

Hoxhë Ramazan Kayan është një dijetar i njohur dhe kontribues i madh në fushën e da’vës islame dhe edukatës fetare. Ai ka një eksperiencë të gjerë në organizimin e aktiviteteve shpirtërore dhe edukative, dhe është një figurë frymëzuese për shumë të rinj. Gjatë takimit, ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e FRI-së, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve edukative dhe shpirtërore për forcimin e besimit dhe vlerave islame te rinia.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, me fokus në promovimin e vlerave islame dhe fuqizimin e rinisë.

Shkup, 18 Shkurt 2025