Categories
Lajme FRI

KRYETARI I AKEA-S, Z. KORAB HAJRAJ, VIZITON FORUMIN RINOR ISLAM

Kryetari i Forumit Rinor Islam mirëpriti në zyrat e tij kryetarin e Organizatës Joqeveritare AKEA nga Republika e Kosovës, z. Korab Hajraj, i cili realizoi një vizitë urimi me rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të FRI-së, Abdulhamid Mustafa.
Gjatë takimit, z. Hajraj uroi kryetarin e ri për marrjen e detyrës dhe shprehu mbështetjen e tij për iniciativat rinore të FRI-së. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave rinore dhe shprehu gatishmërinë për zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Vizita u karakterizua nga diskutime mbi mundësitë e avancimit të angazhimit rinor dhe promovimin e vlerave të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e një rinie aktive dhe të ndërgjegjshme për të ardhmen e shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version