Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, ishte i ftuar në emisionin e Radio Shkupi, ku zhvilloi një intervistë me gazetaren Rexhije Bilalli.
Gjatë bisedës, u vu theksi te shënimi i 25-vjetorit të themelimit të FRI-së, një moment i rëndësishëm që reflekton një çerek shekulli angazhim dhe kontribut në fuqizimin e të rinjve në vend.
Gjithashtu, ai prezantoi aktivitetet e ndryshme që FRI organizon me qëllim edukimin, arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve. Programet e FRI-së synojnë t’i pajisin të rinjtë me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim personal dhe integrim të suksesshëm në shoqëri.
Shkup, 22 korrik 2025






