Kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa i shoqëruar nga sekretari gjeneral i FRI-së Amar Murtezi, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Durim Zeqiri. Takimi u mbajt në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e iniciativave rinore.

Kryetari Mustafa falënderoi drejtorin Zeqiri për gatishmërinë për bashkëpunim, duke vlerësuar rolin e OEMVP-së si përfaqësuese e biznesit në Maqedoninë Veri-Perëndimore. Nga ana e tij, drejtori Zeqiri shprehu përkushtimin e institucionit që drejton për të qenë partner aktiv në iniciativat që kontribuojnë në fuqizimin e rinisë.

Shkup, 11 shkurt 2026