Sot, më 13 shkurt 2025, kryetari i Forumit Rinor Islam në nivel republikan, z. Abdulhamid Mustafa, së bashku me kryetarin e FRI-së dega Shkup, z. Afrim Demiri, realizuan takim pune me kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që do të organizohen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me fokus në promovimin e vlerave fetare dhe sociale.

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, shprehu gatishmërinë për të mbështetur këto iniciativa dhe vlerësoi kontributin e Forumit Rinor Islam që po e jep për shoqërinë.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e pushtetit lokal, qendror si dhe me organizatat vendore për realizimin e aktiviteteve me karakter fetar dhe edukativ.

Shkup, 13 Shkurt 2025