Me rastin e përvjetorit të pesëmbëdhjetë të Universitetit të Evropës Juglindore, kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani i dërgoi letër urimi rektorit të këtij universiteti, Zamir Dika. Mes tjerash ai falenderoi rektorin dhe gjithë stafin e UEJL-it për bashkëpunimin e deritanishëm me FRI-në.

Letra e plotë: 

I nderuari z. Zamir Dika,

Në emrin tim dhe në emër të grupit udhëheqës të Forumit Rinor Islam, me kënaqësi ju uroj juve, studentët dhe gjithë stafin punonjës të Universitetit të Evropës Juglindore, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit.

Ky përvjetor ka rëndësi të veçantë jo vetëm për ju, studentët dhe profesorët, por edhe për gjithë miqtë si dhe të rinjt e vendit që inspirohen për arsimim nga ky universitet.

Unë besoj se përkushtimi, bashkëpunimet me universitetet tjera si dhe me institucionet, kanë sjellur sukseset e universitetit deri në ketë vit jubile. UEJL-i ka ofruar një program model për studime të mirëfillta duke motivuar kështu kërkuesit e dijes drejt zhvillimit të arsimimit në vend.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me UEJL-in dhe shprehim falenderime duke shpresuar të hapërojmë bashkërisht drejt sukseseve të reja.

Duke përgëzuar për suksesin e deritanishëm, uroj që Universiteti i Evropës Juglindore të vazhdojë të ofrojë arsim të lartë e me cilësi të universiteteve ndërkombëtare.

Me nderime,

Fisnik Shabani,

Kryetar i Forumit Rinor Islam

Shkup, 18.11.2016