Kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani vizitoi kryetarin e komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Gjatë kësaj vizite të pranishëm ishin edhe kryetari i Degës së FRI-së në Shkup Abdulhamid Mustafa dhe Burhanedin Nuhiju anëtar i FRI-së.
Përfaqësuesit e FRI-së dhe kryetari i komunës biseduan për bashkëpunimet e deritanishme mes komunës dhe organizatës, veçanërisht rreth aktivitetit më të afërt të FRI-së, manifestimi me rastin e Vitit të Ri, Hixhrit.
Poashtu, kryetari Fisnik Shabani në emër të FRI-së shprehu mirënjohje dhe falenderime për komunën e Studeniçanit dhe kryetarin Sadiku për përkrahjen e shumë aktiviteteve të kësaj organizate.
EDITOR
8 years ago
previous article