Disa media marokene shndërruan në objekt ironie dhe tallje dy spikerë jemenas, për shkak të performancës së ulët të tyre gjatë emisionit të lajmeve. Njëri nga spikerët fliste në anglisht, kurse tjetri, që ishte grua, jepte lajmet në frëngjisht.
Nga ana e tyre, disa media elektronike jemenase u kthyen përgjigje mediave marokene, por një përgjigje e papritur.
Ata kishin gjetur një video të një të riu maroken i cili u printe besimtarëve gjatë namazit të terapive dhe që kishte një zë të ëmbël gjatë leximit të Kuranit.
Videon e shoqëronin me këto fjalë:”Disa media elektronike marokene ironizuan dy spikerë jemenas që flisnin anglisht dhe frëngjisht. Nga ana jonë, ne po u përgjigjemi këtyre mediave jo duke marrë më të keqen e shoqërisë marokene, gjë e cila nuk mungon në fakt, por duke marrë më të mirën e kësaj shoqërie, e cila as kjo nuk i mungon, sepse i duam dhe u duam të mirën… Në videon e mëposhtme, është një i ri maroken që lexon Kuran me zë të ëmbël. Zoti i dhashtë bereqet!” /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Obama viziton xhaminë më të rëndësishme në Malajzi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago