Messi është një nga lojtarët kryesorë ndaj të cilit do të drejtohet gishti për humbjen e Barcelonës ndaj Atletico Madrid. Trajneri Gerardo Martino në konferencën për shtyp nuk deshi të ndante përgjegjësitë e disfatës kur u pyet për pjesëmarrjen e Messit në lojë, por numrat e zbuluar nga UEFA tregojnë qartë se argjentinasi nuk dha asgjë për skuadrën.
Messi ka vrapuar vetëm 6.8 kilometra, gati sa gjysma e Kokes (i cili përshkoi 12.2 kilometra).
Por, ajo që e nxjerr keq fituesin e katër Topave të Artë është fakti se distanca e përshkuar nga ai është gati e barabartë me atë që ka përshkuar portieri Pinto (5.3) gjatë këtij takimi. Lojtari që ka vrapuar më shumë në fushë nga futbollistët e Barçës ishte kapiteni Xavi me 11.8 kilometra, i ndjekur nga Jordi Alba me 11.5.
EDITOR
11 years ago
previous article
Smartfoni luksoz me panel diellor (foto+video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago