Një kuiz interesant që zbulon çfarë lloj inxhinieri jeni, gjegjësisht me cilin inxhinier të njohur keni më së shumti veti të përbashkëta.
1. Si do ta kishit përshkruar veshjen tuaj më së miri?
a) Bluza me logo ose nga panairet
b) Këmisha të thjeshta me kravatë
c) Veshje e njejtë, nuk humbas kohë për të vendosur çfarë do të vesh
Ç) Xhup të lëkurës, xhinse dhe bluza të zeza
d) Trenerka, këpucë të rehatshme dhe bluza që nga fakulteti
2. Çfarë gjendet në bibliotekën tuaj të vogël?
а. Surviving Stress at Work
b. How to Make Friends and Influence People
c. Hitchhiker’s Guide to the Galaxy
ç All my saved copies of Make Magazine and EDN, of course
d. The Talent Code: Greatness Isn’t Born. It’s Grown.

3. Cilat janë fjalimet TED të preferuara për ju?

а. George Smoot: The design of the universe
b. Susan Cain: The power of introverts
c. Note-taking, doodles and sketches from TED2014
ç. Catherine Bracy: Why good hackers make good citizens
d. Aimee Mullins: The opportunity of adversity
4. Mjeti juaj i preferuar produktiv për dizajnim është?
 
a) Desktop
b) Desktop me monitor të dyfishtë
c) Fletore ose faculetë që gjendet në afërsi
ç) Smartphone
d) Tablet
5. Kur merrni një javë pushim nga puna, ju:
a) Shkoni në kamping dhe shijoni yjet dhe qetësinë
b) Mendoni që kjo është koha e përkryer për ta pastruar garazhën
c) Pse do të mirrte dikush një javë pushim nga puna?
ç) Ngjiteni maleve, shkoni në surfim – bëni diçka të re dhe interesante
d) Bëni punë vullnetare në organizata të lidhura me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë

6. Çfarë ju mban zgjuar natën?

 
a) Sisteme jostabile
b) Pyetja pse departamenti i marketingut nuk e kupton prodhimin ose bazat e fizikës
c) Kush fle natën? Gjumi është humbje kohe
ç) Të gjitha mediat tuaja sociale
d) Planifikimi i karrierës suaj
7. Cili është superheroi juaj i preferuar?
a) Spok…ai është superhero, apo?
b) The Hulk
c) Dr.Who sepse udhëtimi në kohë është i pamundur
ç) Iron Man. Ai është njeriu i vërtetë.
d) Wonder Woman – princeshë e shndërruar në mbrojtëse dhe luftëtare

8. Çfarë gjendet në tavolinën tuaj të punës?

a) Shpërblime për të gjitha dizajnet e mia të shkëlqyera
b) Fotografi nga unë dhe shoqëria ime
c) Vend i zbrazët
ç) Nuk kam tavolinë të punës. Bota është tavolina ime e punës.
d) Çdo gjë që më nevojitet për punë. Shfrytëzoj hapësirën time për punë, jo për tu zbavitur

9. Çfarë mbani me vete vazhdimisht?

a) Shefi im është vazhdimisht me mua.
b) Smartphone plot me aplikacione
c) Pjesë nga diçka që kam krijuar dhe përsosur
ç) Ngjitëse
d) Citate inspiruese ose tatuazh me domethënie të madhe

10. Nëse nuk do të ishit inxhinier, do të ishit?

 
a) Në ushtri
b) Kontabilist
c) Urdhëro? Nuk ekziston karrierë tjetër për mua.
c) Mekanik për automjete hibride
d) Proferori i shkëlqyeshëm i shkencës me të cilin nxënësit duan të shoqërohen edhe jashtë shkollës
Rezultate
Më së shumti përgjigje nën A – Ju jeni Skoti
hj
Njësoj sikur që kapetani Kërk ka pasur shpesh kërkesa jo të arsyeshme nga Skoti, edhe ju poashtu keni kërkesa të tilla nga të tjerët të cilët mendojnë që inxhinieria është më e lehtë sesa që është në të vërtetë. Mund të jetë vërtet vështirë kur shefit tuaj duhet ti spjegoni që punoni shumë më tepër sesa që duhet dhe që ju shpëtoni kompaninë. Ndoshta nuk i merrni të gjitha fitimet që meritoni, mirëpo e dini që puna juaj dhe mundi janë të domosdoshme që të shkoni aty ku askush ska qenë më parë.
Më së shumti përgjigje nën B – Ju jeni Dilbert
kll
Ju nuk jeni një person që kënaqet në shoqëri të madhe, kështu që jeni introvert. Më shumë doni të jeni vetëm me mendimet tuaja në tavolinën e punës, sesa në ndonjë kafene duke biseduar kot – mirëpo kjo është në rregull. Jeni shumë më i mençur se menaxheri dhe kolegët tuaj. Festoni arritjet tuaja, mos lejoni njerëzit tju qeshin sepse jeni tip i mbyllur.
Më së shumti përgjigje nën C – Ju jeni Tesla
ko
Gjenitë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, kështu që nëse jeni si Tesla, jeni të mbushur me kapriço dhe absurditete. Ndonjëherë mund të jeni shumë të përqëndruar tek detajet dhe të obsesionuar me idenë që është e vështirë të bëhet diçka kur nuk është e bindshme. Mirëpo, jo e bindshme nuk do të thotë e pamunur. Mendoni që patentet aspak nuk ju nevojiten dhe urreni idenë e marketingut sepse mendoni që kur diçka është e mirë, do të shitet vetë. Keni kujdes Edisonët që janë të gatshëm të manipulojnë me dizajnet tuaja dhe të fitojnë merita për diçka në të cilën keni punuar tërë jetën.
Më së shumti përgjigje nën Ç – Jeni MekGajver
hjj
Jeni një inxhinier i rrallë, i cili arritjet e veta dhe intelegjencën e feston me inxhinierët më të vegjël. Jeni një lloj superheroi të cilin e thërrasin atëherë kur vërtet diçka e keqe ndodh – p.sh kur smartphone-i nuk pranon fjalëkalimin, automjeti nuk nis etj. Fëmijët dhe prindërit mendojnë që jeni shumë cool sepse bëni gjëra nga çfarëdo pjese dhe mund të rregulloni çdo gjë me një ngjitëse dhe disa bateri AA. Njerëzit gabimisht ju thërrasin haker ose shkencëtar, sepse ata nuk e dinë se çfarë punon një inxhinier.
Më së shumti përgjigje nën D – Jeni Grejs Hoper
jm
Jeni pioner dhe luftëtar. Kur dikush ju thotë që nuk mund të bëni diçka për ndonjë arsye të kotë, ju me qetësi vazhdoni tju dëshmoni që gabojn/ Ju merrni negativitetin e të tjerëve dhe e përdorni për të krijuar dizajn unik. Por, është keq që të tjerët marrin meritat për punën tuaj. Edhe krahas asaj, ju nuk hidhëroheni, sërish gjeni mënyrë për të zgjeruar diturinë tuaj dhe kompenzoni me atë që bëheni mentor i të tjerëve.//fakultetet.al//