Forumi Rinor Islam – dega në Prilep nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë” në kuadër të aktiviteteve të muajit Ramazan realizoi aktivitetin “Kuizi i diturisë”. Ky aktivitet u realizua në hapësirat e xhamisë Bedër të fshatit Cërnilishtë. Kryesisht garues ishin disa të rinjë, ndërkaq fituesit u shpërblyen me libra, lëvdatë dhe nga një shumë të hollash.