Categories
Lajme

Kultivimi i traditës kombëtare dhe përpjekjet për integrim në shoqërinë Zvicerane

Ne festën tradicioanale ndërkulturore të organizuar nga Komuna e Aarburgut, që u mbajt me 22 gusht 2015, mes tjerash është prezentuar edhe kultura dhe tradita shqiptare.
Kryetari i komunës së Aarburgut, Kanton Aargau (AG), Hans Ulrich , në fjalimin e tij për të pranishmit theksoi që komuna e Aarburgut është e interesuar që të integroj të gjitha komunitetet dhe etnikumet që jetojn në këtë komunë, mes tjerash përmendi që tani 40% të banorëve të kesaj komune janë të huaj, ndonëse shumica prej tyre janë shqiptarë.
Si cdo herë, edhe kësaj rradhe, Qendra Kulturore Shqiptaro Zvicerane „ Xhamia e Bardhë Aarburg“ mori pjesë aktive në shënimin e këtij evenimenti ndërkulturor në të cilin prezentoi kulturën dhe traditën kombëtare.
Për tu dukur çdo gjë profesionale, është angazhuar grupi profesionist i vallëzimit Rinia tanimë të mirënjohur në Zvicër, të cilët ekzekutuan disa valle kombëtare të krahinave të ndryshme shqiptare.
Pas përfundimit të takimit ndërkulturor, Grupi i vallëzimit Rinia, vizituan Xhaminë e Bardhë të Aarburgut të cilët u interesuan për rrjedhat dhe historikun e kësaj qendre islame.
Kryetari i Xhamisë, Bashkim Shabani i shoqëruar nga Imami Nehat Ismaili, grupit të vallëzimit u dhuran broshura dhe i informuan mbi rrjedhat e themelimit te xhamisë si dhe aktivitetet që realizohen në këtë Xhami. Të gjithë mbetën me shpresë që edhe në raste tjera të bëhet një gërshetim mes aktiviteteve të Xhamisë dhe shoqatave tjera kulturore në të cilën do ti kushtohet rëndësi e vecantë edhe evenimenteve kulturore kombetare duke bashkpunuar ngushtë për prezentimin e denjtë të kulturës shqiptare në Zvicër.
Në këtë eveniment ndërkulturor, morën pjesë edhe pjestarë nga komuniteti turk, eritrerian, brazilian etj, të cilët prezentuan traditat e tyre kombëtare.
Kryesia e Xhamisë falenderon publikisht të gjithë protagonistën që kontribuan që festa ndërkulturore në Aarburg të realizohet në mënyrën më të mirë, veçanërisht Grupin profesionist të valleve Rinia.
Sektori për informim,
Xhamia e Bardhë Aarburg
 

Exit mobile version