Categories
Lajme FRI

Kur do të ndërtohet Xhami në Kodrën e Diellit?

Ishte e diela e parë e janarit të vitit 2012 kur dhjetëra besimtarë në Kodrën e Diellit i lanë sajat dhe skijat anësh dhe falën namazin e drekës. Ky ritual i besimtarëve musliman ishte vërejtur edhe prej disa turistëve maqedon të cilët kur kanë dalur prej Kishës Shën Naum Ohridski i kanë parë dhejtëra besimtarë musliman duke u falur.
Ky lajm dhe kjo foto pati jehonë të madhe të mediumet në Maqedoni dhe më gjërë.
Prej asaj kohe të shpeshta kanë qenë rastet kur besimtarët musliman kanë falur namaz në borë si rezultat i mungesës së një Xhamie. Gjatë kësaj periudhe shpesh është biseduar edhe për nevojën e ndërtimit të një Xhamie në Kodrën e Diellit
Të gjitha këto janë edhe një argument se në Kodrën e Diellit ka nevojë të ndërtohet një xhami, përderisa besimtarëve ortodoks u është mundësuar ndjekja e riteve fetare me ndërtimin e kishës Shën Naum Ohridski, përse një gjë e tillë të mos u mundësohet edhe besimtarëve mysliman, të cilët janë shumë më tepër në numër.
Pas viteve të tëra mos investim dhe pas vjetërsisë së mjeteve të ndryshme në qendrën e skiimit në Kodrën e Diellit një renovim gjeneral u paralajmërua të ndodhë prej vitit 2012 deri në vitin 2015, kur kjo qendër parashikohet të shndërrohet në një mega qendër. Si pjesë e këtij projekti askund nuk është ndërtimi i ndonjë xhamie.
Ndryshe gjatë viteve të fundit në Kodrën e Diellit brenda një sezoni ka rreth 10 mijë turistë që pushojnë në këtë qendrë që vijnë kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
/tetova1/
 

Exit mobile version