Videoja simpatike që është shfaqur në YouTube, ka tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve për shkak të reagimeve të kongolezëve të vegjël që për herë të parë shohin një burrë të bardhë, dhe atë biond.
Ata mahniteshin me flokët e tij, dhe shpejtë ia japin nofkën: “Vanilja Gorilla”.
Ndryshe, fjala është për sportistin e njohurin Justin “The Viking” Wren, luftëtarin profesionist në MMA, i cili ka shkuar në Kongo për ta ndihmuar një fis lokal. /Telegrafi/