Vrasja e Pavlos Fyssas me sa duket i zgjoi autoritetet greke. Aktivisti majtë dhe repisti vdiq të mërkurën (18.9.2013) në afërsi të Athinës prej plagëve të shumta me thikë. Dorësi i cili e pranoi këtë krim, konsiderohet si pasues i partisë neo-naziste “Agimi i Artë”. Edhe pse kjo parti që ka marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 në Greqi pothuajse shtatë për qind të votave, e hedh poshtë që të ketë të bëjë diçka me këtë, autoritetet tani po përpiqen t’u kundërvihen më ne forcë ekstremistëve të djathtë. Në disa qytete greke, policia arrestoi anëtarë të partisë të cilët posedonin armë.
“Agimi i Artë” ka aleatë të gjithë Evropën. Në vitin 2004 kjo parti u bashkua për të formuar “Frontin Kombëtar Evropian” me organizata të tilla ultra i djathta si Partia Nacional-Demokratike e Gjermanisë (NPD) dhe “La Falangë” nga Spanja. Por ekstremistët e djathtë përpiqen me sa duket edhe për të bashkuar forcat në nivel ndërkombëtar. Kështu gjatë procesit të gjykimit për grupin terrorist gjerman NSU doli se sot ekziston një rrjet i madh ndërkombëtar, prej të cilit përfitojnë ekstremistët e djathtë. “Që nga mesi i viteve 1990 neo-nazistët kanë filluar të ngrenë rrjete me njëri-tjetrin, madje edhe përtej kufijve”, thotë politologu nga Berliin dhe ekspert për terrorizimin e djathtë Hajo Funke.
Edhe Andreas Speit, autor nga Hamburgu merret prej disa vitesh me ekstremistët e djathtë. Ai sapo ka botuar librin “E djathta radikale e Evropës – Lëvizjet dhe partitë në rrugë dhe në parlament”, dhe thotë se neo-nazistët punojnë së bashku ndërkombëtarisht në nivele të ndryshme: “Ne duhet të dallojmë tri lloje, nënkulturën, neo-nazistët dhunshëm dhe politikën.”- thotë ai.
Andreas Speit sjell si shembull grupet e djathtë të muzikës rrok, që në tekstet e këngëve të tyre nxisin urrejtjen ndaj të huajve dhe zhvillojnë turne nëpër Evropë, p.sh. në Itali apo Greqi. Edhe CD-të me këngët e tyre ata nuk i prodhojnë në Gjermani, sepse këtu është e ndaluar, por i prodhojnë jashtë dhe i sjellin më pas në Gjermani.
Neo-nazistët gjermanë marrin pjesë në aktet e dhunës jashtë vendit
Por ekspertët vërejnë edhe një bashkëveprim të rrezikshëm të neo-nazistëve të dhunshëm përtej kufijve. Grupe të dhunshme si Ku Klux Klan, “Combat 18” ose “Gjaku dhe Nderi” janë aktive në nivel ndërkombëtar dhe ndihmojë kriminelët që të fshihen jashtë vendit. “Grupe të tilla janë bërë më të fortë në vitet e fundit, për shkak se Organet e Mbrojtjes Kushtetuese e kanë lejuar këtë.” beson politologu Hajo Funke.
Krijimi i këtyre rrjeteve çon në atë që neo-nazistë gjermanë shkojnë në Çeki dhe marrn pjesë në sulmet kundër sintëve dhe romëve, ose në aksionet e “Agimit të Artë” në Greqi, tregon Andreas Speit. Po ashtu ekstremistët e krahut të djathtë janë duke u përpjekur për të fituar ndikim me rrugë legale. “Aleanca Evropiane për Lirinë” dhe “Aleanca Evropiane e Lëvizjeve Kombëtare” janë dy parti që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme evropiane.
Neo-nazistët nuk mendojnë sipas kufijve të vendeve
Lidhjen e nacionalistëve nga vende të ndryshme Speit e shpjegon si një fenomen që lidhet me mendësinë e tyre “Neo-nazistët nuk mendojnë sipas kufijve të vendeve. Ata nuk e bllokojnë njëri-tjetrin por duan që raca e bardhë të veprojë në të gjithë botën. Sa kohë të huajt qëndrojnë në vendin e tyre, neonazistët nuk kanë gjë kundër tyre. Ideologjikisht kjo quhet etnopluralizëm.” – sqaron Andreas Speit.
Por një gjë i bashkon ekstremistët e djathtë të të gjitha vendeve: urrejtja për hebrejtë. Dhe ky është edhe shkaku pse ata e respektojnë ish-presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad. Simpati mes islamistëve dhe nazistëve ka pasur edhe më parë, që në vitet 20-të, tregon Andreas Speit.
Sipas Andreas Speit përhapja e ideve ekstremiste të djathta në shumë vende është problem i madh dhe lidhet edhe me pasojat e krizës ekonomike dhe pasigurinë në qendër të shoqërisë. Si problem ai sheh edhe lidhjen e neo-nazistëve në rrjete. Për këtë Speit mendon se është e rëndësishme të bëhet punë parandaluese. /Deutche Welle
Categories