Portieri është shtylla e ekipit. Kjo është rregull e cila nga ndonjëherë edhe ndryshon. Gardiani i skuadrës sllovene të Rudarit, Alen Pashagiq, deri në fund të jetë do të mbajë mend ndeshjen e Koprin………
Përballja mes skuadrës së Rudar Velenje dhe Koprit e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Parë Sllovenisë në futboll, do të mbetet në kujtime për gabimet katastrofave të portierit vendas Alen Pashagiq.
Në fakt skuadra vendase pësoi një disfatë të thellë 4:1, ndërsa më i merituar për këtë humbje është gardiani i Rudarit, Pashagiq. Gardiani vendas bëri tre gabime katastrofave të cilat shumë rrallë herë mund të shihen dhe skuadra e Koprit, tre herë tundi rrjetën e tij.