Perandoria Osmane ishte ne kohen e kulminacionit te zhvillimit te saj. Sulltan Sulejmani fiiloi te mendonte per fatin dhe te ardhmen e shtetit te tij, duke u munduar t’u gjeje pergjigje pyetjeve qe i parashtronte vet ai se a do te ndodhe ndonjehere qe Osmanlinjte do te bien nga pushteti e do te pesojne kolaps. Pyetje te ngjajshme shpesh here Sulltani ia parashtronte edhe vellaut te tij te qumeshtit qe njeherit ishte edhe dijetare i famshem ne ate kohe, Jahja Efendiut. Kete here vendosi ta pyese perseri.
Ne letren qe ia shkroi dijetarit shkruante: “Ju jeni te njohur me te fshehtat hyjnore, na ndriço edhe ne. Ne çfare gjendje nje shtet humbet dhe shembet? Si do te jete fati i Osmanlinjeve, mos valle do te shembet ne nje te ardhme te shpejte?”
Pergjigjja e Jahja Efendiut qe e lexoi letren ishte shume e shkurter dhe per t’u habitur: “Nuk mundem te perzihem ne kete pune o Sulltani im.”
Sulltan Sulejmani i çuditur nuk arriti t’i jep asnjefare kuptimi pergjigjes se dijetarit qe ia kishte derguar ne Sarajin e Topkapi-se.”Mos valle ne kete pergjigje ka dicka qe ne nuk e dijme.” thote ne vehte. Me ne fund zgjohet, shkone ne Beshiktash tek vendi ku qendronte dijetari dhe i thote:
“Ju lutem qe t’i pergjigjeni letres sime. Merreni me seriozitet pyetjen time e mos e kaloni bosh.”
Jahja Efendiu e shikon dhe i thote: “O Sulltani im, si eshte e mundur qe mos ta marr me seriozitet pyetjen tuaj. Mendova shume mbi pyetjen tuaj dhe qarte ua ofrova mendimin tim.”
“Mire, por une nuk kuptova asgje prej pergjigjes qe ma dhate ju. Kishit shkruar vetem se “Une nuk mund te perzihem ne kete pune o Sulltani im”…Sikur deshironit te me thoni se ju nuk po doni te interesoheni per kete çeshtje e s’doni te perziheni fare…” ia kthen Sulltani.
Jahja Efendiu pas kesaj pergjigjeje ia thote kete pershkrim te mahnitshem: “O Sulltani im, nese ne nje shtet perhapet zullumi, nese padrejtesia behet e admirueshme, e nese ata qe e degjojne kete ikin duke u pergjigjur “Mua nuk me intereson e nuk mund te perzihem ne kete pune”, pastaj nese delet nuk jane te ngrena nga ujqerit por nga barinjte, e ata qe dijne kete nuk e flasin per ta treguar, pastaj britma e fukarenjeve, e te varferve dhe e nevojtareve te arrine deri ne qiell dhe kete te mos e degjoje asnjeri perveç gurreve, atehere dije se do te shihet edhe fundi i nje shteti. Pas gjithe ketyre gjendjeve tronditet edhe besimi dhe rrespekti i popullit. Humbet ndjenja e besimit ndaj ligjit dhe rendit, njeashtu shfaroset edhe ndjenja e te pasurit ndere ndaj popullit. Ja pra ne kesi lloj gjendje vjen edhe kolapsi i nje shteti.”
Sulltani qe i degjoi keto fjale nga dijetari filloi te qaje duke lekundur edhe koken e tij ne shenje pohimi te gjithckaje. Falenderon Zotin dhe largohet prej tij.
Përktheu nga turqishtja: Emir Fetahi
EDITOR
10 years ago
previous article
Si të zbardhen dhëmbët pa dentist? Provoni këtë në shtëpi!
next article