Adis Rakipi, fitues i vendit të tretë në projektin “Talentium”, 2016/2017
Vallë a dëshiron dhe a mund ta kthesh lumin në rrjedhën që doli e rrodhi? Po diellin pasi lindi?! Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë! Ajo që doli u bë dhe shkoi kaloi. Nuk kthehet më. Për këtë arsye mos jeto me të kaluarën që të digjesh me zjarrin e saj që nuk shuhet. Ndoshta ju ishit nga ata persona që nuk ishin aspak fetar, dhe po jetonit jetën si gjithë familja juaj e gjërë. Por diçka ju goditi në zemër dhe thatë: “E di çfarë? Do ta pranoj seriozisht këtë udhëzim”. Nuk e di si ju ka ndodhur, ndoshta Allahu e bëri që kjo të ndodh nga disa video në youtube ose nga ndonjë shok ose sidoqoftë ndodhi.
Dhe ti vendose të ndryshosh për të mirë në jetën tënde. Dhe kur fillon të ndryshosh sjelljet në jetën tënde, njerëzit e parë që shohin ndryshime te ti, janë familja jote. Ata e vërejnë këtë! Ata e vërejnë se ti nuk je më i njejti. Nuk flet njejtë, nuk vepron njejtë, nuk shkon në vende të njëjta, madje as shokët nuk i ke të njëjtë më. E për dikë të ri, familja madje të thotë: ”Ç’ke atë gjë në fytyrë? Harrove të rruhesh? Çfarë të ndodhi?” Dhe vajzat fillojnë vënien e mbulesës, ndërsa familja mund edhe të bie në shok, dhe ki parasysh, kjo është familje muslimane!nAta thonë “hiqe atë gjë nga koka! Do shkosh në dasmë me atë dukje? Nuk ulem në veturë me ty ashtu! Çfarë mendon se jemi ne? Kush mendon se je? Veç ty të mbeti roli i shembullit Islam? Kush vdiq e të bëri dijetar? Mos duhet të të bëjmë edhe respekt tani? Të kujtohet çfarë ishe vitin e kaluar? Ishe i pari nëpër festa! Tash donë të bësh namaz?! Edhe vërtetë, të lutem! E dimë se çfarë je…” Me fjalë tjera, jo vetëm që humb shokët, por nga familja merr kritika e llojit më të pakëndshëm, gjithnjë. Gjithnjë shfrytëzojnë çdo rast të të thonë diçka. Thonë diçka për mjekrën tënde. Thonë diçka për mënyrën tënde të kryerjes së namazit. Thonë diçka pse i dërgon fëmijët tuaj në shkollë islame. Ose pse i zgjon fëmijët për namaz të sabahut ose jacisë, e pse i dërgon në xhami. Ata do kenë komente edhe për ty dhe ato komente të lëndojnë. Lëndojnë goxha shumë. Unë di raste kur prindërit kanë thënë: “Nuk do e paguajmë shkollimin tënd, nuk do interesohemi për martesën tënde, nëse nuk e heq mbulesën nuk do e bëjmë. Kështu flet nëna. Dhe e dini çfarë do të thonë, e që është për t’u habitur? Të bëjnë të ndihesh keq me veten tënde. Do të thonë: Ç’lloj vajze je ti? Duhet të kesh turp nga vetvetja, po i turpëron prindërit e tu. Ne, muslimanë jemi, por jo ashtu muslimanë. Nuk jemi ky lloj muslimanësh. Kështu thonë ata. Familja jonë është ndryshe, nuk i bëjmë gjërat ashtu në familjen tonë. Ato i bëjnë ata, njerëzit e xhamisë. Mos u bëjë si ata njerëz. Sepse, nuk është kundërshtari i Islamit që të largon, lind pyetja kush po të largon? Përgjigja është: Familja jote, prindërit tuaj, burri yt, gruaja jote, vëllai yt, kushërinjtë tuaj, ata të largojnë! Pra, si ballafaqohesh me këtë? Reagimi më i pavend ndaj këtij presioni është zemërimi. Dhe e dini çfarë? Ky është reagimi më i zakonshëm. Prindërit të bërtasin se po e rrit mjekrën, dhe ti je djalë i ri gjaknxehtë, dhe çfarë bënë? Thua: “Oh po! Është sunet, ju s’mund të më tregoni çfarë të bëjë. Ju po pasoni kulturën ndërsa unë përpiqem të pasoj Islamin.” Dhe jua përplas derën në fytyrë. A u kënaqe?! A kështu do Allahu që ti të veprosh?! T’iu bërtasësh prindërve?! Ata të flasin për mjekrën tënde, por çfarë i thoshte Ibrahimit(a.s) babai i vet? A i fliste ai për diçka të madhe apo të vogël? Ai i thoshte: “Shko, gjunjëzohu para idhujve, djalë.” Dhe a e humbte Ibrahimi gjakftohtësinë? A zemërohej? Ne duhet të mësojmë si të sillemi me prindërit, edhe kur ata na thonë të largohemi nga feja. “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh mua(në adhurim) diçka,për të cilën ti nuk ke dijeni,mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek unë me devotshmëri, pastaj tek unë do të ktheheni dhe unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.(31:15)”.
Allahu na tregon që nëse ata përpiqen kundër teje, të të bëjnë të pasosh atë për të cilën ata vet nuk kanë dije, mos iu bind, por njëkohësisht sillu me ta në mënyrën me të dinjitetshme. Prandaj jeto edhe sot dhe qëndro i buzëqeshur, i qetë, e i butë me atë që erdhi nga Allahu i Madhëruar. Kënaqu me fëmijët tuaj, bashkshorten tënde, me familjen dhe shtëpinë tënde, se edhe sot i keni para syve, mos hidhëro askënd në momentin e fundit, se nuk i kthehesh e as nuk i sheh më në këtë botë.
Categories