Nё shpirt ndjeja zbrastirё
zemra mё ishte mbushёr me errёsirё,
trupi lёviste sipas dёshirёs
e syt ishin lakmitar tё injorancёs.
I shikoja me pёrbuzje tё gjithё ata qё mё donin tё mirёn
dhe i shoqёroja ata qё mё bjernin pas shpine e nё fakt mё urenin,
dita mё gjente nё shtrat,e nata s’dinte ku t’mё ndalё
me njё fjalё,jeta mё shkonte vёrdallё.
I lodhur nga jeta qё mё çonte drejtё humnerёs
vendosa qё tё mёsoj mbi fjalёt e sё vёrtetёs,
tё mёsoj se çka ёshtё lumturia nё t’vёrtetё
çka ёshtё mirsjellja dhe dashuria e sinqertё.
Fillova me namaz dhe agjёrim qё nga dita e parё e Ramazanit
po nё tё njejtёn,vёrejta hapat nismёtar drejt ndryshimit,
ndjeva njё dashuri rёnqethse ndaj Krijuesit
por njё pikё nё zemёr mё beti.Pse nuk dija leximin e Kur’anit?
I fascinuar pas dёshirёs sime
i shtova vetes disa obligime,
leximin e Kur’anit pёr ta mёsuar
dhe pikёn e mbetur nё zemёr pёr ta realizuar.
Nga dita nё ditё,fillova tё pёrvetsoj lezimin e Kur’anit
pёr çudi ndodhi mrekulli,ndjeva lehtёsim mbrenda trupit,
por mrekullin nuk e lashё tё mё mbetet mister
u drejtova dijetarёve me pyetje pёr ta zbёrthyer.
Mё than se Kur’ani ёshtё vetё mrekullia
Ai ёshtё libёr i shejtё dhe drejtues pёr mbarё qёnjen njerёzore
pёr çdo shkronjё qё lexoni nga ai pёrfitoni dhjetё sevape
ai ёshtё ndriçues dhe pastrues i zemrave tё errёsuara.
Nё çdo zemёr ёshtё e shkruar fjala All-llah
edhe tё rahurat dёshmojnё se pёr veç tij tjetёr s’ka
ndёrsa unё nё vend se t’them Elhamdulilah
e errёsova emrin mё tё bukur sikur tё mos posedonte aspak vlera.
O Zot,me Kur’an zemrёn e errёsuar mё ndriçove
me Kur’an shpirtin e njёllosur mё pastrove
me Kur’an mendjen lakmitare ndaj kёsaj bote mё ndrishove
me Kur’an bindjen nё fen time tё dashur mё forcove.
O Zot ti çdo ditё me tё mirat e tua mё furnizon
e nga robi yt lakmitar s’merё asnjё falenderim,
mё bёrre tё mundur qё leximin e Kur’anit ta mёsoj me pёrkushtim
dhe unё pёrsёri faleminderoj krijesat e jo Krijuesin.
O Zot unё jamё mёkatar prandaj po kёrkoj shumё falje
pёrveç rrugёs tёnde nuk ka tjetёr rrugёdalje,
o Zot mё falё qё harova emrin tёnd duke lakmuar bukurit e kёsaj bote
mё falё dhe bёje qё nё ditёn e llogaris tё jem i pёrfshir nga mёshira jote.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
EDITOR
11 years ago
previous article
Sektarizmi që polli një dorëheqje politike?
next article
Nisi shkolla verore e KBI-së Ferizaj
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
2 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 hours ago