Mbretëria e Arabisë Saudite, pothuajse, e ka përfunduar marrëveshjen me kohë, për këndimin e Kur’anit në Xhaminë e Madhe të Mekës gjatë muajit të Ramazanit. Kur’ani tani është në dispozicion në 72 gjuhë të ndryshme të huaja.
“Ne kemi zhvilluar një sistem të teknologjisë që çdo përdorues i smartphone me një aplikim, çdo lexues mund të përdorë për të shkarkuar programet e Kur’anin brenda në Xhaminë e Madhe në gjuhën e zgjedhur,” Ali Hamid Al Nafxhi, një zyrtar i lartë në Kryesinë e Këshillit të Xhamisë së Madhe  në Mekke, i tha agjencisë Arab News. “Kur’ani, së bashku me komentim dhe përkthim, është në dispozicion për shkarkim në shumicën e gjuhëve të mëdha të botës, duke përfshirë edhe gjuhët Sinhalese, Telugu, Somaleze dhe kineze,” tha ai.
Numri i rafteve është dyfishuar për të përfshirë  sa më shumë hapësirë ​​ për ruajtjen e librit të shenjtë. “Numri i rafteve brenda Xhamisë së Madhe është rritur në 4.000 rafte, të cilat përmbajnë  950.000 kopje të Kur’anit në gjuhë të ndryshme për besimtarët për të lexuar,” ai tha.
Gjashtë imamë janë emëruar për të udhëhequr namazin e taravisë dhe namazin e sabahut, të cilët janë: Abdurrahman Al-Sudais, Saud Al-Shuraim, Abdullah Al-Xhuhani, Maher Al-Muaikli, Halid Al-Hamdi dhe Bandar Balilah.
Imami Al-Sudais do të udhëheqë namazin e taravisë gjatë tërë Ramazanit dhe me te do bëhet hatme, do të këndohet krejt Kur’ani.
Masat e sigurisë janë në çdo vend për t’u përballuar me fluksin e haxhinjve, ka 2.000 kamera survejimi të instaluara në pikat strategjike në brendësi të Xhamisë së Madhe dhe zonën qendrore në Mekke për të monitoruar turmat, sipas zyrtarëve të policisë.
Shefi Rajonal i Policisë së Mekkës, Gjeneral Major, Abdulaziz Al-Asoli tha në një konferencë për shtyp se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet menaxhimit të turmave brenda në xhami.
Zyrtarët e policisë së trafikut njoftuan,  gjithashtu, se lëvizja e automjeteve do të ndalohet rreptësisht gjatë muajit Ramazan për të lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve.
 
Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë