Categories
Lajme

Kur'ani për fëmijë në ngjyra të ylberit

Në qytetin Isparta të Turqisë, një shtypshkronjë është duke shtypur Kur’anin për fëmijë në shtatë ngjyrat e ylberit

Drejtori shtypshkronjës Ali Yildiz ka thënë se deri më tani në këtë shtypshkronjë janë shtypur 14 mijë kopje të Kur’anit të madhësive dhe formave të ndryshme.

Ai, gjithashtu tha se kjo shtypshkronjë është duke bërë përpjekje që kopjet e Kur’anit t’i shtypë në forma dhe ngjyra të ndryshme, me qëllim që librin e shenjtë t’ju ofrojë sa më shumë besimtarëve muslimanë.

Deri më sot, kjo shtypshkronjë ka shtypur kopje të Kur’anit në ngjyrë blu për burra dhe ngjyrë rozë për gra.

“Së fundmi, kopjen e Kur’anit do ta shtypim në ngjyrat e ylberit me qëllim që librin e shenjtë ta bëjmë sa më tërheqës për fëmijë”, tha Yildiz.

Ai shpjegoi se ana e jashtme dhe e brendshme e kopjes së Kur’anit është ngjyrosur në shtatë ngjyrat e ylberit, të kuqe, portokalli, të verdhë, jeshile, blu, indigo dhe vjollcë.

“Ne planifikojmë t’i shtypim rreth 20 mijë ekzemplarë. Objektivi ynë është që fëmijëve t’ju afrojmë sa më shumë Kur’anin”, tha Yildiz./igj/

Exit mobile version