Tarik Ramadan
Myslimanët janë shpesh në kundërshti me vlerat etike islame në festime. Teksa ne festojmë festat më të rëndësishme islame, ne duhet të peshojmë mes të kuptuarit të Islamit dhe sjelljes sonë kolektive. Qasja jonë ndaj therjes së kurbanit zbulon në mënyrë të dukshme degradimin aktual, nëse jo tradhëtinë, ndaj mesazhit Islam si dhe pështjellimet e shumta mes mjeteve dhe qëllimeve. Këshillat e ‘fakihëve’ në të gjithë botën janë orvatur për të përcaktuar natyrën e lejuar (hallall) të kurbanit, duke u përqendruar pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejt mbi modalitetet teknike të kurbanit dhe prerjes së fytit të kafshëve.
Çështja ishte (dhe ende mbetet) për të përcaktuar se kur, dhe në cilën rrethanë, dhe me çfarë teknike apo çfarë pajisje, një kafshë e therur nga një mysliman (apo jo-mysliman), mund të konsiderohet si ‘hallall’. Debatet dhe mosmarrëveshjet – përtej përcaktimit nëse mishi është i lejueshëm për ‘Ithtarët e Librit’ (hebrenjtë dhe të krishterët)- përqendrohet në detaje shumë teknike dhe shpesh skajshmërish të veçanta si: A mund të trulloset kafsha? Si mund të përkufizohet gjendja e saj e gjallë? A duhet të këndohet recitimi i sakrifikimit në të vërtetë apo mjafton edhe një regjistrim me zë? A duhet që kasapi të jetë mysliman? Në të vërtetë këto çështje janë të rëndësishme dhe kuptimplota, por mbi këta qëndron fakti sikur rëndësia e therjes dhe konsumi i tij në vetvete të ishin lënë tërësisht pas dore.
Megjithatë, Profeti (Paqja qoftë mbi të) nuk na urdhëroi thjesht që të respektojmë ritualin dhe të recitojmë “Bismilah, Allahu Ekber!” (E filloj me emrin e Zotit, Zoti është më i madhi!) me anë të së cilës kafshët mund të vriten për ushqim. Ai kërkoi që kafshët të trajtoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke ju kursyer vuajtjet e panevojshme. Teksa një burrë e kishte ngujuar kafshën e tij dhe po mprihte thikën përpara saj, Profeti (Paqja qoftë mbi të) ndërhyri duke thënë:” A dëshiron që ta vrasësh për së dyti? Përse nuk e mprehe thikën [larg syrit të kafshës] përpara se ta ngujoje atë?”. Profeti Muhamed a.s i kishte kërkuar çdokujt që të bënin më të mirën gjatë ushtrimit të aftësive të tyre: Për një person, detyra e së cilit ishte therja e kafshëve, kjo në mënyrë të qartë nënkuptonte respektimin e jetëve të kafshëve, ushqimin, dinjitetin e tyre dhe ti sakrifikonte ato vetëm për nevoja, duke u evituar atyre vuajtjet e panevojshme. Recitimi shoqërues i sakrifikimit duhej të kuptohej si qëllim përfundimtar, që për pasojë dëshmonte që kafsha, gjatë jetës së saj, ishte trajtuar në dritën e predikimeve islame. Ky recitim qartësisht nuk ishte i mjaftueshëm për të provuar që këto predikime ishin respektuar: Një kafshë e therur në mënyrë të rregullt sipas ritualit islam, por e keqtrajtuar gjatë jetës së saj, për pasojë mbetej, sipas transmetimeve të Profetit nën dritën e parimeve islame, një anomali dhe një tradhti ndaj mesazhit. Profeti (Paqja qoftë mbi të) kishte paralajmëruar: “ Ai që vret një harabel apo ndonjë kafshë më të madhe pa të drejtë, do të japë llogari për të para Zotit në Ditën e Gjykimit.” Profeti (Paqja qoftë mbi të) në këtë mënyrë na mësoi që të drejtat e kafshëve të respektohen, tu kursehen vuajtjet dhe tu jepet ushqimi që duan, si dhe të trajtohen mirë. Këto ishin të panegociueshme. Kjo ishte pjesë e detyrave njerëzore dhe duhej të kuptohej si një prej kushteve të lartësimit shpirtëror.
Kur kthehemi tek tekstet dhe tradita profetike dhe duke marrë në konsideratë pasojat e arsyetimit bashkëkohor produktiv, dikush mund të perceptojë që një qasje formale dhe teknike e boshatis mesazhin shpirtëror në të gjithë substancën e saj. Duke qenë të apasionuar ndaj teknikave të hallallit dhe për më tepër, duke mos thënë dhe propozuar asgjë rreth çështjeve të trajtimit mizor të kafshëve në shoqëritë tona, të shënjuara nga mbikonsumi dhe produktiviteti i tejkaluar (në disa fabrika apo ferma mbarështimi, dhe thertore)- ashtu sikurse edhe trajtimi i keq i kafshëve në shoqëritë e varfra- bën që e gjitha kjo të duket më e palogjikshme, më befasuese dhe thjesht më e marrëzishme. Ne i kujtojmë predikimet e mëdha profetike, të cilat janë të nderuara dhe të adhuruara, por ato vështirë se kanë ndonjë efekt mbi mënyrën se si ne i menaxhojmë çështjet e trajtimit të kafshëve dita-ditës. Konsumi i ushqimit hallall është i reduktuar në diçka teknike, pa ndonjë konsideratë thelbësore për nevojat rreth kurbanit, sipas së cilës dikush mund të lejohet që të marrë një jetë vetëm pas respektimit dhe kursimit të keqtrajtimit dhe vuajtjes. Këtu, kemi një shndërrim të reformës përshtatëse mes mjeteve dhe qëllimeve, nëpërmjet një zvetënimi madhor, dhe në një tradhti aktuale: Respektim rigoroz ndaj formës së mesazhit, dhe pabesi e dukshme ndaj thelbit të saj.
Kundërthënia pazmatike në drejtim të kësaj arrihet gjatë festivalit të kurbanit (Eid Al Adha), e cila përkujton kurbanin e Ibrahimit në fund të pelegrinazhit. Jo vetëm që çdokush mund të jetë dëshmitar i skenave të tmerrshme për sa i përket mungesës së respektit për kafshët dhe keqtrajtimin e tyre, por çdokush mund të jetë i tronditur në lidhje me sasinë e mbetjeve në të dyja nivelet si atë kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Në të vërtetë, është bërë përparim në lidhje me shpërndarjen e mishit, në veçanti ndaj njerëzve në vendet e varfra, por ende udhëheq kaosi. Kafshët e keqtrajtuara, ushqim i çuar dëm….a nënkupton kjo të qenit besnik ndaj qëllimeve më të larta të mesazhit Islam? Ku janë këshillat e ‘fakihëve” jo vetëm të integrimit të specialistëve në teknikat e therjes, por gjithashtu edhe të përditësimit me zhvillimin e dijes në këtë fushë, të cilat fuqimisht dhe vendosmërisht mund të theksojnë qëllimet dhe përparësitë teksa sugjerojnë qasje të reja ndaj këtyre çështjeve? Kjo për arsyen se respektimi i jetës së kafshëve është më i rëndësishëm sesa “teknikat”e përdorura për ti therur ato, pasi shpërdorimi i ushqimit është i papranueshëm, pasi qëllimet madhore nuk mund të injorohen në emër të mjeteve dhe produktivitetit! Për të gjitha këto arsye, është e rëndësishme që të shfaqim një reflektim dhe praktika më koherente si dhe për të lëshuar vendime të hollësishme ligjore, duke marrë parasysh etikën e aplikuar në dritën e sfidave të kohës tonë.
Propozimi i teknikave të mbarështimit në shkallë të vogla, mesme dhe të mëdha; zhvillimi i tipeve të reja të thertoreve në unitet me respektin dhe efiçencën; lëshimi i udhëzimeve ligjore (fetvave) që, në disa fusha, në mënyrë më të hapur inkurajojnë kompensimin monetar sesa ritualin e sakrifikimit ( e cila mbetet një veprim i rekomanduar-Sunet) janë të gjitha iniciativa që do të mund ti ndihmonin vendet me shumicë myslimane që të pajtonin vetvetet me objektivat dhe kuptimet më të larta të etikës së tyre më shumë sesa të fshiheshin pas ngulmimit mbi normat dhe mjetet që garantojnë vetëm një respekt të rremë të kërkesave të mesazhit Islam. Rituali i therjes është një shembull i thjeshtë i përditshëm, që zbulon në mënyrë të përkryer kundërthëniet në mesin e predikimeve bashkëkohore spirituale. Ajo shërben si simbol i tërë problemit: Mania ndaj formës pavarësish substancës, ngatërrimi i mjeteve me qëllimet, miratimi i një reforme që nuk është e përshtatshme për shndërrimet dhe mbi përkufizimi i normave duke neglizhuar kuptimin: Mbetet në zemër të të gjithë kundërthënieve.
Perktheu: Ervin Hakorja
Categories