Categories
Lajme

Kurdët drejt paqes me Turqinë

Lideri i burgosur i rebelëve kurdë, Abdullah Ocalan, pritet të bëjë një njoftim historik, përmes të cilit do të bëjë thirrje për një armëpushim më Turqinë. Mesazhi i Ocalan pritet të lexohet gjatë festimeve të Vitit të Ri Kurd, në qytetin Dijarbakir. Thirrja për armëpushim vjen pas disa muajsh bisedime për paqen mes forcave të PKK dhe shtetit turk. Mbi 40 mijë persona janë vrarë në 30 vitet e fundit në luftimet për një shtet kurd në jug-lindje të Turqisë.
Përpjekje të mëparshme për armëpushim kanë dështuar. Në prag të mesazhit të pritur të Ocalan, kryeministri turk Tayyip Erdogan dënoi një seri shpërthimesh në Ankara, për të cilat është fajësuar një grup i krahut të majtë që kundërshton bisedimet me PKK-në. Erdogan premtoi se do të çojë përpara përpjekjet për paqen. “Sulmet, që u kryen teksa një proçes i ndjeshëm dhe kritik po zhvillohet, janë sulme të pastra kundër demokracisë”, deklaroi Erdogan gjatë një vizite në Danimarkë, transmeton tch.
Disa dhjetëra mijëra persona pritet të marrin pjesë në festimet për Virin e Ri Kurd për të dëgjuar mesazhin e Ocalan, mesazhi i të cilit është përcjellë nga disa politikanë që e vizituan në fillim të javës në burgun në ishullin e Imralit. “Unë po vazhdoj me përgatitjet e mija për të bërë një apel më 21 mars, gjatë festimeve të Vitit të Ri. Deklarata ime do të jetë historike”, u shpreh Ocalan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version