Atletico Madridi, Barcelona apo Real Madridi? Atletico llogaritet skuadër favorite për t’u shpallur kampione, teksa pas saj Reali ka gjasat më të mëdha, duke qenë me një ndeshje më pak të luajtur. E, fatin e titullit do ta ketë në dorë Barcelona, me ndeshjen që e zhvillon ndaj Atleticos në ‘Camp Nou’ në xhiron e fundit.
La Liga është bërë një ligë e çmendur dy xhiro pa përfunduar stinori. Humbja e Ateltico Madridit dhe barazimet e Barcelonës dhe Real Madridin kanë bërë interesant fundin e stinorit në Spanjë.
Përkundër humbjes nga Levante, Atletico vazhdon të jetë skuadër favorite për titull, mirëpo atë e pret ndeshja e fundit e stinorit në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës.
Kjo e fundit do të mundohet që nga plani i tretë të befasojë për titull, mirëpo asaj i duhet edhe një gabim i Realit në tri sfidat e mbetura të kësaj skuadre.
‘Mbretërit’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe nëse i fitojnë të tria, e Barcelona ndal në ‘Camp Nou’ Atleticon, atëherë ata do të shpallen kampionë.
Atletico kryeson me 88 pikë, duke lënë prapa Barçën me 85 dhe Realin me 83. Në lojë të drejtpërdrejta, Atletico është më e mirë se Reali, mirëpo me Barcelonën ka barazuar në sfidën e parë të zhvilluar në Madrid.
Nëse të tria skuadrat mbesin me pikë të barabarta në fund të stinorit, atëherë gjasat për titull i humb Reali për shkak të goldallimit me dy skuadrat tjera.
Nëse Barcelona mposht Atleticon, atëherë katalanët kalojnë këtë skuadër, mirëpo duhet të shpresojnë në një tjetër gabim të Realit në tri ndeshjet e mbetura.
Ndeshjet e Atleticos:
At. Madrid – Malaga
Barcelona – At. Madrid
Ndeshjet e Barcelonës:
Elche – Barcelona
Barcelona – At. Madrid
Ndeshjet e Real Madridit:
Valladolid – R. Madrid
Celta V. – R. Madrid
R. Madrid – Espanyol