Edhe pse në ueb faqen e Regjistrit Qendror, thuhet se aplikimi mund të bëhet edhe në shqip, diçka e tillë është e pamundur që të realizohet. Kur nis të aplikosh nuk ka shkronja shqip dhe alfabet latin. Të vetmet shkronja që janë aty, janë ato maqedonisht dhe alfabeti cirilik. Nëse pyet në këtë institucion se pse ndodh kështu, ata të udhëzojnë që të shkruash me makinë shkrimi, nëse dëshiron të aplikosh edhe shqip.
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, jo vetëm që është i kufizuar, por edhe në ato raste që lejohet ndeshesh me probleme të natyrave nga më të ndryshmet.
Edhe në ato institucione ku thuhet se lejohet përdorimi I gjuhës shqipe, sërish ka pengesa të ndryshme për ta përdorur atë. Një problem i tillë është edhe regjistrimi i firmave, shoqatave, institucioneve,etj., në gjuhën shqipe.
Ata që duan ta regjistrojnë firmën e tyre, edhe në shqip, do të ndeshen me problem të pazgjidhshme, që janë edhe mjaft qesharake.
Edhe pse në ueb faqen e Regjistrit Qendror, thuhet se aplikimi mund të bëhet edhe në shqip, diçka e tillë është e pamundur që të realizohet. Kur nis të aplikosh nuk ka shkronja shqip dhe alfabet latin. Të vetmet shkronja që janë aty, janë ato maqedonisht dhe alfabeti cirilik.
Arjan M., i cili ka dash ta regjistrojë firmën e tij, jo vetëm në Maqedonisht, por edhe në shqip, rrëfen për “Lajm” problemet që ka hasur gjatë regjistrimit të firmës së tij.
“Nëpërmjet ueb faqes nuk bëhej dot aplikimi edhe në gjuhën shqipe, pasi aty nuk ka shkronja shqipe. Hyni edhe ju në ueb faqen e këtij institucioni dhe do të bindeni për këtë. Kur avokati im shkoi në Regjistrin Qendror dhe pyeti se si mund të bëhej aplikimi edhe në shqip, ata i thanë që aplikimin në shqip mund ta bëni vetëm me makinë shkrimi. Imagjinojeni, në kohën e internetit, ata kërkojnë që të aplikojë me makinë shkrimi. Po ku ka sot makina shkrimi”, thotë ai.
Arjani, nuk është I vetmi që ka pas problem me regjistrimin e firmës edhe në gjuhën shqipe, problem të ngjashme kanë pas të gjithë ata që kanë pas dëshirë që ti regjistrojnë firmat në gjuhën shqipe, megjithatë, shumica e tyre kanë heq dorë nda kërkesa për ta regjistruar firmën në shqip dhe janë mjaftuar vetëm me regjistrimin e saj në Maqedonisht.
Edhe Instituti I Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve është I regjistruar vetëm në Maqedonisht, po ashtu edhe Muzeu I Alfabetit Shqip në Manastir është I regjistruar vetëm në maqedonisht.
Në Maqedoni ka edhe qindra raste të tjera që gjuhën shqipe nuk mund ta përdorësh, ose edhe aty ku përdoret, ajo bastardohet.
Një tabelë e vendosur përballë Parlamentit që tregon se ku ndodhet Opera dhe Baleti I Maqedonisë, është shkruar në tre gjuhë, maqedonisht , shqip dhe anglisht, por shqip ajo tingëllon e pakuptimtë -“Maqedonisht Operës dhe Baletit”.
Ec e mere vesh se për çfarë bëhet fjalë, nëse rastësisht nuk din maqedonisht ose anglisht.
Skandale të ngjashme ka gjithandej nëpër Maqedoni. /lajm/
EDITOR
11 years ago
previous article
Nga 1 nëntori, SMS më të lira për 50 për qind
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago