Categories
Lajme FRI

Kush është në të vërtetë Adnan Januzaj? (Foto)

Një rrëfim ekskluziv për Adnan Januzajn dhe familjen e tij.

Debati që po bëhet se cilin vend duhet të përfaqësoj Adnan januzaj duket të jetë më civilizues në Angli se sa çdo vend tjetër.
Javën e kaluar një televizion shqiptar kishe diskutuar rreth të riut Januzaj, si njëri ndër më të kërkuarit në futbollin evropian, në një program të quajtur ‘Hero apo tradhtar’, duke qenë se ai është i fundit që do të vendos nëse do t’i kthej shpinën trashëgimisë dhe familjes së tij, duke përfaqësuar dikënd tjetër.
Në fytyrën e 18 vjeqarit shihet pamja e dy golave të shkëlqyera që shënoi në paraqitjen e tij të tretë për Manchester United.
I lindur në Bruksel, Januzaj një djalë shqiptar-kosovar, prindërit e të cilit ikën për të kaluar krizën ballkanike dhe për t’i shpëtuar varfërisë. Historia e tyre do të tregohet për herë të parë.


Por kjo histori nënkupton që Januzaj mund të luaj për Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë ose edhe Anglinë, por deri më tani Januzaj nuk e ka zbuluar preferencën e tij dhe as babin e tij mbrojtës, Abedinin.
Agjenti i Januzajt, Dirk de Vriese, ka thënë se familja e tij nuk do të flasin deri në një kontratë të re me United, edhe pse klubet e tjera më të mëdha të Evropës janë të interesuara nëse kjo kontratë nuk bëhet.

Sipas tij, Kosova është zgjedhja e tij e parë, vetëm se Kosovës nuk i lejohet të luajë në gara ndërkombëtare. Kështu siç është puna, Anglia mbetet alternativa e favorizuar.
Nga të gjithë mësuesit e tij më të hershëm, askush nuk ka një fjalë të keqe për të thënë në lidhje me këtë djalë apo babanë e tij.
‘Nuk jemi aspak të kënaqur që kemi humbur një lojtar për 300 mijë euro, një tarifë që ishte vendosur nga FIFA, tani është me vlerë 20 milionë dollarë’, ka thënë zëdhënësi i Anderlecht, David Steegen.
‘Ai ka lindur në Bruksel, është arsimuar në klubin tonë, ai është një nga ne dhe kjo më bën të zemëruar për atë që po ndodhë. Por ne jemi të lumtur për Adnanin. Ai është një djalë i mirë.
Në Belgjikë ka pasur raport të pa baza se familja Januzaj merr shtesa prej 200 mijë euro dhe paguajnë sigurimin e tyre në një shtëpi në një bllok apartamentesh, në një pjesë të Manchesterit, ku ai jeton me nënën dhe babin e tij.
‘Ne e kemi parë edhe më herët se Adnani është një lojtar fantastik’, tha Jean-Paul Pira, i cili drejton 14 ekipe rinore në RWDM. ‘Ai nuk është një lojtar i madh, por duhet pak punë me të, teknika e tij ishte e jashtëzakonshme. Në një lojë kur ai ishte nën 10 vjeç, e mbaj mend të ketë shënuar 16 ose 17 gola, duke siguruar një fitore prej 22 me 0’.

Pira ka folur gjithashtu për babin e Adnanit. ‘Ai është gjithmonë shumë i qetë dhe përkrahës, por ai kurrë nuk i tha atij se ka luajtur mirë, vetëm se mund të bëhet edhe më i mirë’.
Abdel Jaichi është shumë krenar si mësues sportiv i Januzajt në shkollën Athenee Royal De Jette në Koekelberg, për katër vite.

‘Adnani ishte ndër lojtarët më të talentuar, por ai ishte shumë bujar’, tha Jaichi.
Edhe Sir Alex Ferguson ka folur për Januzajn, duke e quajtur një lojtar fort të ekuilibruar.


Ndërsa Michael Heylen, i cili tashmë është në Courtai tha: ‘Januzaj është talenti më i madh që unë kam luajtur ndonjëherë me të.

Ai është aq i shpejtë, që i bën të gjithë kundërshtarët të befasohen me të. Nëse Adnani kishte luajtur keq në ndonjë ndeshje, ai qante. Por unë mendoj se babi i tij e dinte mirë se çfarë po bënte ai. Ai e mësoi djalin e tij të jetë i tillë dhe të zhvillohet aq mirë’.
Për të kuptuar Abedin Januzajn ju duhet të dini historinë e tij dhe se si familja Januzaj ishte ballafaquar me luftën e dhunshme në Kosovë.
Derisa Abedini u largua nga Kosova, familja e tij e ngushtë mori armët për t’i sjellë vendit pavarësinë kundër serbëve.

Por lidhja e tyre mbetet ende e fortë me të afërmit e tij, ky ylli futbollist foli me dashuri për qytetin e Istogut, atje ku jeton pjesa tjetër e familjes së tij, nën malet që e ndajnë Kosovën nga Serbia dhe Mali i Zi.
Për çdo verë disa të rinj nga fshati Januzaj, sipas familjes Januzaj, punojnë në një fermë të rrethuar nga fushat e misrit. Në këto pjesë Januzaj mund të luajë futboll me xhaxhallarët dhe kushërinjtë e tij. Por të afërmit e tij kujtojnë luftën e fundit, ku sipas tyre, Kosova ishte e shkatërruar nga lufta.


Më i madhi nga gjashtë fëmijët Abedini, duhej të siguronte familjen, pasi babi i tij Idrizi punëtor në një fabrikë tekstili, ishte i sëmurë nga kanceri. I ballafaquar me këtë, Abedini u detyrua të ikë në Belgjikë në vitin 1992./Bota Sot

Exit mobile version