Nata e ndërrimit të viteve në 31 dhjetor jo për të gjithë është festë. Për arsye fetare, respektimi kalendarësh dhe shkaqe ekonomike, Viti i Ri në Shqipëri nuk festohet nga të gjithë. Për komunitetin kinez që jeton në vendin tonë, viti mbyllet në 30 janar. Për Chang II-në, 1 janari është thjesht ditë pushimi e ndikuar nga festimet e Vitit të Ri në Shqipëri.
Ndonëse në Shqipëri 70% e popullsisë është e besimit mysliman, pak e dinë që nata e ndërrimit të viteve nga besimtarët praktikantë nuk festohet.
Sipas klerikëve myslimane, mbrëmja e 31 janarit është një darkë e zakonshme në familje dhe që thjesht shënon mbylljen e një viti dhe nisjen e një tjetri. Ndërsa hebrenjtë Vitin e Ri e kanë festuar muaj më parë më 1 shtator.
Ndërsa për popullin serb, rus dhe një pjesë të besimtarëve, Viti i Ri dhe Krishtlindjet kremtohen sipas kalendarit Gregorian më 7 janar. Por, ka nga ato familje në Shqipëri që iu qëndrojnë larg festave të fundvitit. Kjo jo për arsye fetare dhe as çështje kalendarësh, por nga varfëria.
Kjo 26-vjeçare në periferi të Tiranës, nënë e tre fëmijëve i trembet rasteve kur ka festa sepse nuk mundet t’u sigurojë fëmijëve as vaktet e zakonshme.
Dëshminë se në shtëpinë e tyre nuk ka kurrë festa e sjell kjo vogëlushe 6-vjeçare. Edhe ky vit do të mbyllet mes ekstremesh, disa me festime e shpenzime marramendëse, të tjerë respektojnë fenë dhe kalendarët ndërsa për disa Viti i Ri i gjen me tryezën dhe stomakun bosh. /V+/
 
admin
11 years ago
previous article
Mbi festat e fundvitit
next article
Erdogani, lideri që trishton Izraelin
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago