Categories
Lajme

Kush nuk e festoi Vitin e Ri (Video)

Nata e ndërrimit të viteve në 31 dhjetor jo për të gjithë është festë. Për arsye fetare, respektimi kalendarësh dhe shkaqe ekonomike, Viti i Ri në Shqipëri nuk festohet nga të gjithë. Për komunitetin kinez që jeton në vendin tonë, viti  mbyllet në 30 janar. Për Chang II-në, 1 janari  është thjesht ditë pushimi e ndikuar nga festimet e Vitit të Ri në Shqipëri.
Ndonëse në Shqipëri 70% e popullsisë është e besimit mysliman, pak e dinë që nata e ndërrimit të viteve nga besimtarët praktikantë nuk festohet.
Sipas klerikëve myslimane, mbrëmja e 31 janarit është një darkë e zakonshme në familje dhe që  thjesht shënon mbylljen e një viti dhe nisjen e një tjetri. Ndërsa hebrenjtë Vitin e Ri e kanë festuar muaj më parë më 1 shtator.
Ndërsa për popullin serb, rus dhe një pjesë të besimtarëve, Viti i Ri dhe Krishtlindjet kremtohen sipas kalendarit Gregorian më 7 janar. Por, ka nga ato familje në Shqipëri që iu qëndrojnë larg festave të fundvitit. Kjo jo për arsye fetare dhe as çështje kalendarësh, por nga varfëria.
Kjo 26-vjeçare në periferi të Tiranës, nënë e tre fëmijëve i trembet rasteve kur ka festa sepse nuk mundet  t’u sigurojë fëmijëve as vaktet e zakonshme.
Dëshminë se në shtëpinë e tyre nuk ka kurrë festa e sjell  kjo vogëlushe 6-vjeçare. Edhe ky vit do të mbyllet mes ekstremesh, disa me festime e shpenzime marramendëse, të tjerë respektojnë fenë dhe kalendarët ndërsa për disa Viti i Ri i gjen me tryezën dhe stomakun bosh. /V+/
 
&nbsp

Exit mobile version