Jeni të shqetësuar që dikush mund t’ju ketë prekur telefonin tuaj “iPhone”, por nuk e dalloni.
Zgjidhja ka ardhur për ju. Aplikacioni “Catchr” iu mundëson të shihni se cilat aplikacione ishin hapur dhe mbyllur kur e keni lënë telefonin tuaj diku.
Ky aplikacion regjistron gjithçka që ështa hapur ose mbyllur dhe nëse është lëvizur ose jo.
Për shembull, nëse ju e lini telefonin tuaj në tavolinë dhe shoku apo shoqja juaj vendos që të shikojë mesazhet, do ta kuptoni që ata e kanë hapur atë dhe sa gjatë e kanë mbajtur hapur aplikacionin.
Që të punojë ashtu siç duhet “Catchr”, ju duhet të keni mbyllur të gjitha aplikacionet, pasi e bën më të lehtë të kuptuarit nëse dikush e ka përdorur telefonin tuaj.
/Start/
Categories