“Ky është Muhammedi, Profeti, në të cilin janë bashkuar tiparet e plota, ku secila prej tyre ka arritur kulmin.
Ai është adhuruesi i përgjëruar, i cili është tretur në përkushtim dhe është shkrirë në dashuri.
Ai ishte luftëtari trim, i cili qëndronte në ballë të taborëve të vdekjes i palëkundur, ndërkohë mijëra trima të tjerë dhe kalorës arratiseshin përpara tij si burracakë.
Ai ishte projektuesi gjenial, i cili vizatonte projektet dhe ua shpërndante profesionisteve.
Ai ishte politikani i mprehtë, i cili lëvizte turmat dhe i mbërthente ato me litarët e ndjenjave me aftësinë e maestros dhe të novatorit.
Ai ishte oratori, i cili fliste me fjalët më të bukura.
Ai ishte babai, bashkëshorti dhe miku; ai ishte Thirrësi, i cili krijonte sistemin dhe ndërtonte shtetin prej hiçit: prej fiseve dhe individëve të përçarë, që nuk njihnin, veçse plaçkitjen rrugëve, hakmarrjen, mburrjen me prejardhjen dhe farefisin!
Ai ishte berzahu i sekreteve, zbuluesi i universit, i cili dëgjonte Allahun dhe melekët e Tij, ashtu siç dëgjojmë ne njëri-tjetrin, duke arritur me këtë majën e dijeve të dukshme dhe dijeve të padukshme së bashku dhe në të njëjtën kohë.
Ai ishte bujari, i durueshmi, i dhembshuri, i buti, i përmbajturi, i buzëqeshuri, i mëshirshmi, të cilin, përgjegjësitë e rënda, nuk e pengonin të luante me fëmijët dhe të vegjlit, e i mbante mbi supe, ndërkohë që përkulej, binte në sexhde dhe ngrihej në këmbë..!”

Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Muhammedi, sal’lallahu alejhi ve sel’lem”