Categories
Lajme FRI

Ky telefon vetëshkatërrohet nëse një person i paautorizuar e përdor

Para disa kohësh, kompania “Boeing” dha disa detaje për smartfonët e rinj të avancuar ku i quajti “Black”.
Në Kongresin Botëror të Telefonave këto detjae u zbuluan nga vet kompania.
Ky telefon vjen me “Android” me cilësi shumë të veçantë demografike.
Telefoni do të vetëshkatërrohet nëse një person i paautorizuar e përdor.
Para Kongresit zyrtarë të kompanisë prodhuese “Boeing” kanë thënë: “ “Telefoni Boeing Black” do të jetë në shitje kryesisht për agjenci qeveritare dhe për kompani që merren me aktivitete kontraktuale me ato agjenci, me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare. Menaxhimi i marketingut dhe shitjeve do të jetë diskret dhe nuk do të ketë informacion për të për publikun e gjerë.”
Ky telefon do të shitet si një paijsje e “vulosur” dhe nën një marrëveshje për ruajtjen e sekretit.
Ky telefon nuk ka asnjë pjese zëvendësuese dhe çdo përpjekje më e vogël për zëvendësimin e pjesëve do të shkatërronte telefonin.
Nëse një përdorues do të mundohet të hapë kasat e telefonit, do të aktivizohej fuksioni që do të fshinte të gjitha të dhënat dhe aplikcioni që ka në pajisje, duke  ebërë kështu smartfonin të dalë jashtë përdorimit.
Ndërkaq ky telefon do të vijë me dy karta SIM dhe do të ketë mbulim të rrjeteve “GSM”, “WCDMA” dhe “LTE”. Bateria do të jetë e zëvendësueshme.
Ndër të tjera do të kete “Bluetooth” dhe “Wireless” por edhe një portë “HDMI”.
Qëllimi i krijimit të këtij telefoni është menaxhimi i të dhënave sensitive, prandaj nuk është se “Boeing” e ka prodhuar për të konkurruar me smartfonët “BlackBerry” që përdoren shumë nga në qeverinë amerikane.
Mendohet se ky telefon do të ketë akses në rrjetin konfidencial e sekret të të dhënave dhe email-eve që përdor qeveria amerikane.
Ky telefon mund të përdoret edhe nga Obama dhe mund të jetë një Obama-Black sesa një Obama-Berry. “BlackBerry 8830” është përdorur nga presidenti i SHBA-së dhe liderë të tjerë botërorë.
/Start/

Exit mobile version