Dikur vetëm unë të shihja, qoftë edhe rrallë
Sot, vetëm ti më shikon si për gjynah
Sa gjynahet mund t’i kem marrë prej teje
Mashtrohesha ndonjëherë, më mashtroje lehtë
Doja më shumë shikimin se leximin
Leximi kërkonte durim e përqendrim
Duke shikuar mendoja edhe gjësende tjera
Filma dhe debate të pavlera, nuk e di pse shikoja
Ndoshta se kisha nevojë të mendoja për gjëra tjera
Këtë mund ta arrija vetëm përmes televizorit
Sot në mëngjes shikova se nuk arrij të shoh asgjë
Një grumbull mizash ishin mbledhur
Thuajse marshonin në protestën e përdalë
Bëra përpjekje për largimin e tyre
Sikur më thanë, ne nuk jemi fajtori,
Ashtu sikurse nuk mund të jetë pafaj televizori
Si fajtor televizori, pyeta i hamendësuar
Mizat janë shenjë e varfërisë
Aty ku ka miza nuk ka kushte për ndonjë gjë
Aty ku nuk ka pastërti ka miza
Më në fund kuptova se aty ku mizat nuk largohen
Duhet larguar gjësendin së bashku me mizat
E pra, rrofshin librat e mia
Do t’i mbijetojnë edhe digjitalizimit eventual të trurit
Librat janë prehja ime
Ato janë tufa ime e praruar
Shkronjat brenda librit nuk më tradhtojnë asnjëherë
As atëherë kur unë mund t’i kem tradhtuar!
Iljasa SALIHU
Categories