Forcat siriane besnike të regjimit të Bashar al-Asad kanë përdorur në mënyrë të përsëritur armë kimike kundër luftëtarëve çlirimtar në Damask, raporton gazeta franceze Le Monde.
Gazeta, në një raport të lëshuar në faqen e saj të hënën, tha se një nga fotografët e saj kishin vuajtur nga shenjat e helmimit si pamje e mjegullt, vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.
Duke mbuluar ngjarjet rreth zonës së Damaskut për dy muaj, dhe duke qëndruar së bashku me çlirimtarët sirianë, një gazetar i Le Monde tha se ai ka qenë dëshmitarë i sulmeve kimike, dhe kishte biseduar edhe me mjekët dhe dëshmitarët e tjerë për pasojat e tyre.
“Ata përjetojnë vështirësi në frymëmarrje, nganjëherë në ekstrem, dhe fillojnë të vjella ose të humbasin vetëdijen.” Shkruante Le Monde.
Këtë muaj, Carla Del Ponte, një anëtare e një komisioni hetimor të OKB, tha se ajo kishte mbledhur dëshmi nga viktimat dhe stafin mjekësor që tregojnë se forcat çlirimtare kishin përdorur gaz sarin. Por deklaratat e saj u hodhën poshtë menjëherë nga qeveritë perëndimore, duke thënë se ata nuk kanë prova të tilla.
Siria, e cila nuk është anëtare e armëve anti-kimike në Konventën e Armëve, besohet të ketë një nga stoqet e fundit në botë të armëve kimike të padeklaruara./mesazhi/
Guerre chimique à Damas by lemondefr
Categories