Pas disa javë të pritjes në portin Ashdod, Izraeli ka dhënë leje për kamionët turk që të dërgojnë pajisje ndërtimore për popullin e rrethuar palestinez të Gazës.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka dërguar pajisje për ndërtimin e një spitali turk në Gaza.
Dërgesat përfshijnë 500 kamionë që përmbajnë materiale ndërtimore dhe 70 kamionë me paisje elektrike dhe të telekomunikacionit.
Gaza, në të cilën jetojnë gati dy milionë palestinezë, gjendet nën rrethimin izraelit që nga viti 2006./mesazhi/
Categories