I nderuari profesor, në momentin kur nisa të shkruaj këtë letër mu kujtuan bisedat që bënim gjatë ligjeratave, dhe në të njejtën kohë më kujtohet paraqitja e juaj e sinqertë, kurajoze dhe ishit i kuptueshëm…
Në këta momente mjaftë delikate për Kosovën, ku bisedat me Serbinë nga njëra anë dhe kampanja zgjedhore nga ana tjetër sikur po lënë hapsirë shumë të madhe për manipulime dhe keqinterpretime.
I nderuari profesor, po e përsëris një bisedë që kishim gjatë ligjeratave, në atë kohë pata thënë: Kosova shumë kohë e kërkoi të vërtetën, kuptohet me anë të çmimit më të shtrejtë, derrdhjen e gjakut dhe ajo shumë vite u shndërrua në burg masiv për shqiptarët. Mirëpo, sot Kosova është një kopshtë që atë ujitje (me gjak) duhet që mos të harroje dhe jopërbuzje ndaj fryteve që sollën edhe pavarësin e shtetit. Sot, Kosova duhet të ketë politikë të pavarur dhe të sillet me respekt me fqinjët, për të larguar paragjykimet e lindura në kohë, ngase në të kundërtën do na ndodhe ajo që thotë Gandi: Ajo që bëhet pa ne, është kundër nesh…
Nga ajo kohë deri më sot, politika Kosovare vetëm se po zhytet në mëkate duke pritur që punën ta bëjnë ndërkombëtarët. Pikërisht, kur jemi te ndërkombëtarët ata në shtetet e tyre kanë ligje që qytetarëve ua garantojnë të drejtat dhe lirit që fatkeqësisht në Kosovë po ndodhë e kundërta!
I nderuari profesor, mashtrimi dhe veprimet mizore nuk i ndihmojnë shoqërisë kosovare. Në këtë kohë ka shumë dilema rreth të ardhmes, që kisha thënë të pasigurt. Në shtetin e Kosovës po cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut, sidomos në minsitrin që ju udhëheqëni. E kam fjalën për mbajtjen e shamisë në shkollë. Çfarë mëkati kanë bë ata nxënëse që ju ndalohet shkollimi, vallë ata janë të zhurmshme gjatë orës së mësimit, apo jashtë shkollës prishin rendin dhe qetësin, apo sillen në stilin e nxënëses DUDA? Po, kjo Duda që e rrahë shoqen e vetë duhet larguar nga shkolla, se kjo prish imazhin tonë. Pra, në këto momente të vështira nocioni vlerë e ka humbur rëndësinë dhe gjithnjë afirmohen antivlerat. (krahaso vajzën me shami dhe vajzën me emrin Duda). Ky problem është i vjetër, në kohën kur çështja e shamisë u aktualizua pata shkruar nje shkrim që u botua në gazetën Kosova Sot (http://www.kosova-sot.info/opinione/shamia-dhe-imazhi ) atëherë pata thënë se veprimet e institucioneve të kosovës po e prishin imazhin e shtetit, gjë që është e vërtetë.
I nderuari profesor, në kohën kur ju morrët postin e ministrit të arsimit, duke ju njohur juve dhe natyrën e një luftëtari që keni bë shumë për Kosovën, kam qenë optimist se çështja e shamisë shumë shpejt do të zgjidhet. Stërzgjatja e këtij problemi vetëm se krijon probleme të tjera që shtetin e Kosovës e vënë para udhëkryqit: ka të shkoje. Ne si popull mundohemi të përvetësojm, apo më mirë me thënë duke vjedhur qytetërime dhe kultura të huaja, kuptohet duke mos e ditur përmbajtjen dhe rëndësin që kanë, si dhe dëmin që sjellin në shoqërin tonë.
I nderuari profesor, shoqëria kosovare po konsumon ushqime pa vlerë, veshja e tyre, muzika e degjeneruar, programet televizive vetëm se janë helm dhe në të njejtën kohë çështja e shamis paraqitet e huaj. Ndalemi dhe mendojmë, shfletojmë historinë do të hasemi me femra shqiptare që në kokë kishin shami dhe asnjëherë nuk do gjejmë vajza lakuriq dhe këngëtar të rokit (na mjafton një histori 20 vjeçare). Në këtë kohë kur paraqitet shamia problem dhe që dëmton interesin e Kosovës, pse në muret e disa institucioneve është vendosur Nënë Tereza? Kjo ka logjikë? Edhe ajo ka shami apo jam gabim? Ajo mandje quhet edhe motra e nderit!
I nderuri profesor, pasioni i dhunshëm në njërën anë dhe muri i moskuptimit në anën tjetër vetëm se zbulon paqartësin dhe joangazhimin e shtetit për mbrojtjen e kushtetutës së vendit. Duke e njohur dhe kuptuar procesin e modernizmit, pranimi i kulturave të ndryshme, ironia dhe mungesa e respektit vetëm se po na shtrëngojnë dhe detyrojnë të bëjmë diçka që është kundër nesh. Kështu për gjykimin tim ngritet një pyetje që ka të bëje me të ardhmen tonë: a është e vërtetë se pas largimit të serbisë nga Kosova, armik i sotshëm dhe i së nesërmes është Islami?
I nderuari profesor, gjërat duhet definuar dhe problemet me maturi duhet zgjidhur. Karakteri laik i politikës nuk e kupton formën e mbylljes së objekteve fetare, nënçmimin e besimtarëve, mbjelljen e urrejtjes dhe të pasigurisë.
Shamia nuk është problem, problemi qëndron tek moskuptimi i kushtetutës. Disa justifikohen se Kosova është shtet laik. Atëherë çfarë shtete janë shtetet perëndimore që ne me aq zell duam t’iu ngjasojmë? Kjo çështje ka matematikën e vetë, ndryshimet intelektuale dhe kulturore që po ngjasin në shoqërinë kosovare parapëleqejnë jetë të zhveshur prej etikës. Nëse për këtë pikë më gjykoni për keq, atëherë ju sjelli argumente të shumta që në këtë letër nuk i shkruaj.
I nderuari profesor, çfarë roli ka femra në shoqërinë kosovare? Isha në një qytet të Kosovës, ishte mbrëmje, dhe më duket se gjithë qyteti ishte jashtë (nuk e di a kishte mbrenda, nëpër shtëpi). U mundova të shohë qytetin, çarshin e atij qyteti historik, mirëpo nuk pash gjë nga qytetarët e zhurmshëm. Ajo që më shqetësoi ishte rasti i një nëne të re që fëmija i qante e ajo duke dashur të vazhdoje në korzë fëmijën ja jep një vajze duke i thënë: çoje në shpi se unë po eci edhe pak. Çfarë do të thotë kjo, pra ky nuk është muhabet i kot por që duhet frikësuar se nëna në fjalë nuk është edukatore e mirë. Ky rast dhe shumë të tjera të ngjashme vetëm se na shtrëngojnë që të pyesim se çfarë në të vërtetë po ndodhë me ne, me shoqërinë tonë?
I nderuari profesor, jam i vetëdishëm se ka shumë polemika, por duhet të diskutojm në frymën më të mirë për zgjidhjen e problemit të shamisë. E di se për disa të papërgjegjshëm shamia paraqitet si kërcënim i shoqërisë kosovare e sjellë nga arabia, se kjo nuk ka të bëje me kulturën tonë dhe ky është veprim ekstrem… Ju drejtohem juve, këtë çështje duhet marrur me seriozitet dhe pa paragjykime, duke respektuar të gjitha ata vajza që me veshjen e tyre vetëm se çojnë në vend një nga urdhërat e Zotit.
I nderuari profesor, para jush keni shumë sfida, në emër të Zotit zgjidheni problemin e shamisë, ngase zgjidhja e këtij problemi do të thotë se keni njohur veten dhe hallin e shumicës absolute të Kosovës.
Me respekt
Studenti juaj:
Agim Jakupi – Shkup
Categories