E nderuar familje Selimi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të birit tuaj të dashur, Fisnikut. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për të gjithë ne në Forumin Rinor Islam, që patëm nderin ta njohim dhe ta vlerësojmë si një frymëzim të vërtetë për të rinjtë tanë.
Fisniku ishte një shembull i jashtëzakonshëm i vendosmërisë, përkushtimit dhe besimit të palëkundur në vlerat që ne si forum i mbështesim. Ai, pavarësisht sfidave dhe pengesave që mund të haste, nuk ndaloi kurrë së ndjekuri ëndrrat e tij dhe qëllimet e larta që kishte për veten dhe shoqërinë. Pjesëmarrës në manifestimin tonë “Në gjurmët e më të mirëve”, Fisniku tregoi me veprimet e tij se suksesi dhe arritjet e vërteta janë rezultat i punës së palodhur dhe përpjekjeve të sinqerta.
Forumi Rinor Islam shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këto momente të dhimbshme, lutemi që Zoti i Plotfuqishëm t’ju japë forcë, durim dhe paqe për ta përballuar këtë dhimbje të thellë. Fisniku do të mbetet gjithmonë një frymëzim për ne dhe për të gjithë ata që e njohën.
Kujtimi i tij, veprimet e tij dhe ndikimi i tij pozitiv do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona. Zoti e shpërbleftë me Xhenet dhe i dhëntë paqe të përjetshme.
Me ngushëllime të thella,
Kryetari i FRI-së, Xhabir Emini