Forumi Rinor Islam shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga kjo jetë të Hafiz Sadudin Sulejmanit, një personalitet i shquar dhe një figurë e ndritur e botës islame.
Kjo humbje ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e tij të palodhur për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave të Kur’anit Famëlart.
Lutemi që Zoti ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenetin Firdeus, kurse familjes dhe të dashurve të tij të ju japë forcë e durim.
Allahu e mëshiroftë! Amin!