Me keqardhje morëm lajmin për tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën dhe u lënduan shumë qytetarë, shumica prej të cilëve ishin të rinj. Ky incident ka shkaktuar pasoja të rënda dhe ka prekur thellë shoqërinë tonë.

Në këto momente të vështira, Forum Rinor Islam shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe mbështetje për të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje.

Jemi të solidarizuar me të rinjtë e Koçanit, të cilët janë ata që kanë pësuar më shumë nga kjo tragjedi.

Lutemi për shërim të shpejtë për të lënduarit dhe shpresojmë që kjo ngjarje të shërbejë si një mundësi për forcimin e bashkimit mes të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi.

E dimë që vetëm përmes solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë, duke qëndruar afër të rinjve dhe ofruar mbështetje dhe orientim, mund të kapërcehen situata të tilla dhe t’i ndihmojmë ata të kalojnë këtë periudhë të vështirë dhe të përballen me sfidat që mund të vijojnë.

Me respekt,
Forum Rinor Islam