Forumi Rinor Islam me rastin e vërshimeve që kapluan qytetin e Tetovës dhe rrethinës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat humbën anëtarët e tyre më të dashur. E lusim All-llahun e Madhërishëm që të ndjerit ti mëshirojë dhe me Xhennet ti gradojë, dhe gjithashtu lutemi që të lënduarit sa më shpejtë ti shërojë.
Ftojmë të gjitha institucionet përkatëse që të kryejnë detyrat e tyre dhe tu dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë, ti kompenzojnë dëmet e shkaktuara materiale dhe ti sanojnë sa më shpejt pasojat e vërshimeve. Apelojmë te të gjitha organizatat humanitare qe të japin kontributin e tyre maksimal dhe të jenë pranë banorëve të prekur nga vërshimet dhe moti i lig. Të mundohemi që së paku tua zbusim brengat dhe hallet qytetarëve që e pësuan nga vërshimet e ujit.