KAJRO (AA) – Lëvizja Vëllezërit Muslimanë përshkruan sundimin e presidentit egjiptian të ardhur përmes grusht shtetit Abdel-Fatah al-Sisi si të “pasigurtë”, duke parashikuar dështimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kumtesën e fundit, lëvizja e Vëllezërisë Muslimanë, e cili është shpallur e jashtëligjshme nga ana e autoriteteve të cilat morën pushtetit përmes grusht shtetit, tha se regjimi i al-Sisit ka dështuar në zgjidhjen e problemeve kronike të Egjiptit, veçmas në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.
“Ky pushtet kriminal nuk mund të vazhdojë me të gjitha këto dështime”, theksuan nga lëvizja duke iu referuar regjimit të Sisit.
Periudha e fundit e inflacionit dhe shirat e rrëmbyeshëm që vranë dhjetëra njerëz gjatë javës së kaluar, kanë sjellë regjimin nën presion.
Kritikat ndaj qeverisë janë bërë të zëshme që pas rrëzimit të avionit rus të pasagjerëve në Gadishullin e Sinait gjatë javës së kaluar, duke lënë të vrarë 224 persona në bord.
Në ditët vijuese, u lajmërua se avioni ndoshta është rrëzuar nga bomba.
Lëvizja e Vëllezërisë Muslimanë përshkruan Sisi-n, si ish-shef i ushtrisë, lider i grusht shtetit që udhëhoqi armatën për të larguar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi në vitin 2013.
Që nga rrëzimi i presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Morsi, autoritet e tanishme egjiptiane kanë zhvilluar goditje të pamëshirshme ndaj disidentëve, kryesisht mbështetësit e presidentit Morsi, duke lënë qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë prapa grilave.
EDITOR
9 years ago
previous article
Partia AK fillon punën intensive për mandatin e ri qeverisës
next article
Thënia e njerëzve "E kam zemrën e mirë…"?!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago